Mastershefi Fundim Gjepali ka publikuar një foto ku shfaqet në tavolinë me ish ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, bashkëshorten e tij Amarda dhe Arbër Cepanin.
‘Me miq të mirë që e njohin shijen, që janë të suksesshëm në pozicionet e tyre dhe që reflektojnë mirësi. “Zgjidhi shokët më të mirë se veten”- thotë një fjalë e urtë… Faleminderit Amarda, Niko dhe Arbër që më erdhët’, shkruan Gjepali në postimin e tij.
Fundim Gjepali është një ndër mastershefat më të mirë në Evropë, i cili ka punuar për vite në një nga restorantët më të mira të Romës.