Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Niko Peleshi pret Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap

13:39 / March 19, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
41cc9f59 76cf 4689 b9cc d101887dfe59
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, priti sot në një takim zyrtar Princin dhe Mjeshtrin e Madh të Urdhrit Sovran të Maltës, Fra’ John Dunlap dhe delegacionin që e shoqëronte, në kuadër të forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit, Peleshi vlerësoi marrëdhëniet e frytshme ndërmjet Shqipërisë dhe Urdhrit Sovran të Maltës, duke i cilësuar ato si një dëshmi e qartë e miqësisë dhe bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe në rritje. Ai shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Urdhri ka dhënë në Shqipëri, veçanërisht në sektorë të rëndësishëm si shëndetësia, arsimi, zhvillimi social, ndihma për komunitetet në nevojë, përballimi i emergjencave dhe mbrojtja civile.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe zgjerimi i mëtejshëm i bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si arsimi, kultura, shëndetësia dhe programet humanitare, me synimin për të rritur kontributin e përbashkët në forcimin e mirëkuptimit, miqësisë dhe mbrojtjes së paqes.

Kryetari i Kuvendit theksoi se Shqipëria përfaqëson një shembull të shkëlqyer të bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare, duke nënvizuar se kjo është një vlerë e trashëguar historikisht dhe një element kyç i stabilitetit dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Në këtë kontekst, ai solli në vëmendje edhe figurën e Nënë Terezës, si simbol i dhembshurisë dhe përkushtimit ndaj më të dobëtëve, vlera që përputhen me misionin humanitar të Urdhrit të Maltës.

Palët shprehën gatishmërinë për të intensifikuar më tej bashkëpunimin përmes plotësimit të kuadrit ligjor, i cili do të mundësojë zgjerimin e aktivitetit të Urdhrit dhe të strukturës së tij operacionale, Malteser International, në Shqipëri.

Gjithashtu, u vlerësua bashkëpunimi konkret që çoi në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit në Tiranë më 11 shkurt 2026, ndërmjet Urdhrit dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si një hap i rëndësishëm për forcimin e partneritetit në fushën e mbrojtjes civile dhe mjekësisë ushtarake.

Takimi nënvizoi angazhimin e përbashkët për bashkëpunim praktik në menaxhimin e emergjencave, operacionet e kërkim-shpëtimit, mbështetjen mjekësore në situata krize dhe trajnime të përbashkëta në mjekësinë urgjente.

Në përfundim, Kryetari Peleshi ritheksoi rolin e Shqipërisë si faktor stabiliteti në Ballkan dhe vlerësoi mbështetjen e Urdhrit Sovran të Maltës për anëtarësimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, organizimin e veprimtarive të përbashkëta sensibilizuese për integrimin e shpejtë të Shqipërisë si dhe për kontributin për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë.

mjeshtrin e madh të urdhrit sovran të maltës niko peleshi princin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi rinis punimet më 8 shtator, publikohet rendi i ditës

18:56 / September 4, 2026

“Mirë se të gjeta, Shqipëri!”/ Ambasadorja e re e BE-së nis detyrën: Do të mbështesim rrugëtimin drejt BE

16:42 / September 4, 2026

Berisha drejt SHBA-së më 6 shtator, një grup emigrantësh paralajmërojnë protestë kundër tij: “Berisha non-grata, Berisha në burg”

11:08 / September 4, 2026

Rama reagon sërish për bllokimin e faqeve të protestës: “Aludimi juaj i paturpshëm tregon çfarë lloj demokratësh jeni”

10:14 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.