Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikoll Lesi paralajmëron Ramën: Stuhi dhe rrufe po vijnë vrullshëm mbi ty, më pas uragani

10:48 / February 2, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Basha lesi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nikoll Lesi shkruan se mbi Ramën po vijnë stuhi dhe rrufe, dhe më pas, më 16 shkurt, uragani.

“Situatës që po vlon prej muajsh në universitete i janë shtuar dhe protestat e opozitës. Partitë e Frontit Opozitar kanë paralajmëruar një protestë të madhe më 16 shkurt. Por duket se tubimet të tjera do ti paraprijnë kësaj proteste. Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte dje në Durrës në një takim të zakonshëm me elektoratin e PD.

Si rrallë herë në takimet e fundit të PD, një aktivitet partie u kthye në protestë masive në qytetin e Durrësit. Pas Durrësit, të dielën në Elbasan është paralajmëruar një tjetër protestë e madhe opozitare. Këtë herë janë qytetarët ata që po dalin para partive duke kërkuar protesta dhe tubime në gjithë vendin. Jo rastësisht, në takimet e krerëve të PD janë militantët dhe qytetarët që kërkojnë reagim më të fortë dhe jo vetëm protesta dekorative.

Nisja e protesta në shumë qytete të vendit pritet ti paraprijë mitingu që opozita ka paralajmëruar më 16 shkurt. Sipas opozitës ky do të jetë tubimi më masiv i viteve të fundit, që nuk do të ketë vetëm fjalime, por  aksion konkret kundër qeverisë.  Ndryshe nga studentët, opozita nuk kërkon ndryshimin e ligjit për Arsimin, por largimin gjithë qeverisë “Rama”.

Ndërkohë Edi Rama është shprehur se nuk don t’ia dijë aspak për 16 shkurtin dhe se qeveria e tij do të shkojë e qetë në zgjedhjet e 30 qershorit. Por kjo duket paksa e vështirë duke parë se opozita me 16 shkurt ka skenarin e përballjes frontale duke synuar detyrimin për tu dorëhequr kryeministri e krijimin e një Qeveria Tranzitore e cila të çojë vendin drejt marrjes së statusit kandidat për në BE dhe zgjedhje të parakohshme.

Stuhi dhe rrufe mbi kryeministrinë po vijn vrullshëm dhe më pas si uragan”, shkruan ai.

Nikoll Lesi rrufe rruget uragan
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbledhja e qeverisë/ Miratohen disa vendime dhe projektligje, nga mbrojtja e mjedisit te objektet e konfiskuara dhe tatimet

19:02 / September 2, 2026

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

18:40 / September 2, 2026

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Mashtroi Kejvina Kthellën duke i marrë 8 mijë euro, merret e pandehur shoqja e saj kryeinspektore, Anela Osmani

17:38 / September 2, 2026

Rama reagon pas dorëheqjes së Evis Salës: Një ndihmë e çmuar për vendin tonë

16:58 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.