Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla i dorëzon detyrën ministres Besa Shahini

22:40 / January 17, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
49948049 2089287787799435 5196253667530899456 o
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas betimit tek Presidenti i Republikës, znj. Besa Shahini ka marrë zyrtarisht detyrën e ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Ministrja e re është pritur nga ish-ministrja Lindita Nikolla së bashku me stafin e institucionit për t’a uruar për detyrën e re. Znj. Nikolla në fjalën e saj shprehu mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët dhe theksoi bindjen se ministrja Shahini do të thellojë edhe më tej reformat e ndërmarra në sistemin arsimor. Ndërsa ministrja Besa Shahini vlerësoi kurajon që pati znj. Nikolla për të bërë ndryshimet e pritshme dhe u tregua e gatshme për të vijuar bashkëpunimin për reformat që janë në proces.

“Sot mora zyrtarisht detyrën e Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë në Republikën e Shqipërisë. Paraardhësja ime Lindita Nikolla, me të cilën punova ngushtë për 15 muaj si zëvendësministre, ka drejtuar këtë ministri me shumë kurajë dhe durim. Kurajën për të marrë vendime të vështira që sollën ndryshime të mëdha në sistemin arsimor dhe durimin për të dëgjuar dhe konsultuar të gjithë hisedarët para se të merrte ato vendime. Unë shpresoj që këto virtyte të më përcjellin dhe mua në zbatimin e kësaj detyre të rëndësishme, sidomos në këtë moment sfide që ngërthen në vetvete edhe një mundësi të madhe për të realizuar idetë më të mira për arsimin shqiptar”- pohon Shahini.

nikoll shahini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.