Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla takim me me Kryetarin e Parlamentit të Izraelit: Bashkëpunim për sigurinë kibernetike

10:42 / September 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
20220915092922FAQE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vijim të qëndrimit në Izrael, pasditen e të mërkurës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua në Jeruzalem me Kryetarin e Knesset, Parlamentit të Izraelit, Mickey Levy. Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Bardhyl Canaj.

Kryetarja Nikolla e falënderoi Levy për takimin dhe vuri në dukje se Shqipëria dhe Izraeli janë vende mike, me një miqësi që daton para rreth dy mijë vjetësh. Vitet e fundit bashkëpunimi dypalësh është intensifikuar, me shkëmbimin e vizitave të personaliteteve të larta shtetërore të Shqipërisë në Izrael si edhe pas marrjes nga Shqipëria te vendit si anëtare jo e përhershme ne KS të OKB-së. Marrëdhëniet ekonomike po zgjerohen dhe konstatohet një shtim i bizneseve dhe investimeve izraelite në Shqipëri. Kohët e fundit po intensifikohet bashkëpunimi edhe në fushën e sigurisë kibernetike.

“Shqipëria në kohë të vështira ka shërbyer si një atdhe rezervë për hebrenjtë dhe është vendi i vetëm në Europë, ku të gjithë hebrenjtë u morën në mbrojtje dhe u shpëtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vendet tona kanë qëndrime të njëjta në mbrojtje të Ukrainës dhe sovranitetit e tërësisë territoriale të saj. Ju falenderojmë oër ndihmën ofruar ditët e fundit Shqipërisë për rritjen e sigurisë dhe mbrojtjen nga sulmet kibernetike”,-tha Nikolla.

Kryetari i Knesset, Mickey Levy, falenderoi Kryetaren Nikolla për vlerësimin e bashkëpunimit dypalësh dhe angazhimin e Kuvendit dhe të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. Izraeli ka një përvojë të gjatë në përballimin e sulmeve terroriste nga grupe dhe shtete që mbështesin terrorizmit dhe do të ndihmojë Shqipërinë në fuqizimin e mbrojtjes dhe sigurisë prej terrorizmit kibernetik dhe ruajtjen e paqes në rajon e më gjerë.

lindita nikolla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.