Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Nikolla takon Gërvallën: Sfidat e Kosovës janë edhe të Shqipërisë

14:00 / October 18, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 1 645x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, priti Zv. Kryeministren dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gervalla-Schwarz.
Nikolla vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer vëllazëror midis dy vendeve dhe shprehu besimin se Kuvendi dhe Qeveria e Shqipërisë dhe Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës do të çojnë përpara bashkëpunimin dypalësh.

“Bashkëpunimi midis Shqipërisë dhe Kosovës ka rëndësi jo vetëm dypalëshe, por është strategjik, stabilizues dhe orientues për perspektivën euroatlantike të Ballkanit Perëndimor. Partneritetin Strategjik gjithëpërfshirës me Kosovën ta bëjmë një model e inkurajim për bashkëpunimin rajonal. Midis të dy Kuvendeve tona ka nisur një bashkëpunim intensiv, i cili mbështet e inkurajon bashkëpunimin midis dy qeverive, të prirur nga rezultatet dhe në të mirë të qytetarëve tanë.
Është institucionalizuar Tryeza e Kryetarëve të Komisioneve dhe është përgatitur Memorandumi i Bashkëpunimit. Shqipëria dhe diplomacia jonë parlamentare do të jenë në krah të Kosovës, për përballimin e sfidave të përbashkëta. Sfidat e Kosovës janë edhe sfida të Shqipërisë.”, nënvizoi Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla.

Donika Gervalla-Schwarz, falenderoi Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria dhe Kuvendi po i japin Kosovës në përballimin e sfidave të vështira aktuale dhe vuri në dukje se Qeveritë kanë nevojë për mbështetjen e Kuvendeve. Kosova e mirëpret dhe është mirënjohëse për ndihmën e madhe të Shqipërisë, sidomos në planin ndërkombëtar, si edhe për bashkëpunimin midis institucioneve e agjencive të të dy vendeve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD: KAYO, skemë e Ramës për t’u kaluar privatëve miliona euro e prona shtetërore! Berisha: Provat do t’ia çojmë partnerëve ndërkombëtarë e SPAK

13:44 / October 6, 2026

Mesazhi i kryebashkiakut Veliaj me IA: Dreka falas për çdo nxënës. Asnjë pengmarrje nuk na ndal!

13:42 / October 6, 2026

Veliaj rikthen Sara Goxhajn si nënkryetare të Bashkisë së Tiranës, emëron edhe ish-deputetin dhe ish-prefektin Sadi Vorpsi

23:01 / October 5, 2026

Tabaku për lejen e ndërtimit te parku Tajvan/ Pa garë, pa konkurs e pa procedurë

20:39 / October 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.