Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Nikolla takon Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Cederfelt

23:00 / June 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lindita nikolla 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, e shoqëruar nga Kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, u takua sot me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Margareta Cederfelt.

Gjatë takimit u diskutua mbi bashkëpunimin e Shqipërisë me OSBE-së. Kuvendi ka një bashkëpunim të shkëlqyer me Prezencën e OSBE në Tiranë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi  po rritet  transparenca, modernizohen shërbimet parlamentare, zhvillohen kapacitetet dhe po krijohet një kulturë e re e zbatimit të programeve dhe projekteve, me impakt në rritje për përmbushjen me sukses të funksioneve të Kuvendit.

Shqipëria dhe Suedia kanë drejtuar OSBE-në  në dy vite të vështirë, 2020 dhe 2021, kur kërcenimet për paqen, sigurinë dhe demokracinë, u mpleksen edhe me rreziqet e pasojat prej pandemisë.

“Pas përfundimit të reformës territoriale, po Shqipëria po vijon  me reformën në drejtësi dhe rrëzimin e miteve dhe kulturës së pandëshkuëshmerisë, po thellojmë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, theksoi Nikolla.

Nikolla dhe drejtuesit e Komisionit të Ligjeve, Kryetarja Klotilda Bushka dhe Zëvendëskryetarja Dhurata Çupi, shkëmbyem mendime me Presidenten Cederfelt për avancimin e reformës elektorale, mbi bazën e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Duke iu referuar zgjedhjeve vendore të 14 majit, Nikolla vuri në dukje nevojën për “përkthimin” e rezultateve të tyre në përgjegjësi qeverisëse për zhvillimin qyteteve dhe komuniteteve lokale.

Presidentja e Asamblesë Parlamentare të OSBE, Margareta Cederfelt, vlerësoi arritjet e Shqipërisë në thellimin e reformave, kontributin si anëtare aktive e OSBE-së në mbrojtje të sigurisë e të paqes.

Presidentja Cederfelt nënvizoi se, OSBE, organizatat ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesin luftën e drejtë të Ukrainës dhe të ndjekin me vëmendje  zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, për të garantuar të ardhmen e popujve dhe sigurinë e paqen në rajon.

Kryetarja Nikolla nënvizoi se, lufta  në Ukrainë është një sfidë e madhe për rajonin, BE, ShBA, NATO, OKB, OSBE dhe gjithë qeveritë që punojnë për sigurinë dhe paqen. Qëndrimi i Shqipërisë ndaj luftës në Ukrainë është aktiv dhe i qartë, në një linjë me BE, SHBA dhe NATO.

nikolla

cederfelt lindita nikolla OSBE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.