Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nikolla: Toleranca fetare, model për sjelljen politike

13:16 / November 16, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 11 16 at 13.02.39
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, zhvilloi sot një takim me udhëheqësit e komuniteteve fetare, me rastin e 16 nëntorit, Ditës Botërore të Tolerancës.

Në takim ishin të pranishëm Bujar Spahiu, Kryetar i Komunitetit Mysliman; Monsinjor George Frendo, Arqipeshkv i Tiranës-Durrësit dhe Primat i Kishës Katolike në Shqipëri; Fortlumturia e Tij Anastas Janullatos, Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë; Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryegjysh i Bektashive dhe Sufive në Tiranë dhe Ballkan; Pastor Ylli Doçi, Kryetar i Vëllazërisë Ungjillore Shqiptare.

Pasi u uroi mirëserdhjen në Kuvendin e Shqipërisë personaliteteve të larta fetare, Kryetarja Nikolla vlerësoi lart rolin e tyre si udhëheqës fetarë, për orientimin e institucioneve, besimeve e komuniteteve fetare drejt vlerave të bashkëjetesës, humanizmit, harmonisë e tolerancës.

Kryetarja e Kuvendit shprehu gjithashtu mirënjohjen ndaj komuniteteve fetare, të cilët, pavarësisht dallimeve të natyrshme midis besimeve, në momentet kyçe të historisë kombëtare kanë qenë një faktor bashkimi e progresi. Historia tragjike e fesë në vendin tonë, goditja prej rregjimit komunist, nuk dëmtoi aspak tiparin më të rëndësishëm të besimeve në Shqipëri: tolerancën. Përkundrazi, toleranca fetare ka qenë dhe mbetet një rregullator i rëndësishëm i marrëdhënieve fetare në Shqipëri.

“Kisha jote është dhe kisha ime” është një thënie bashkëkohore që dëshmon tolerancën ndërfetare në kohën e sotme. Kjo është domethënëse në Shqipëri, ku besimtarët festojnë bashkarisht festat e njeri-tjetrit, madje ushtrojnë edhe ritet e njeri-tjetrit. Ne, politikanët, duhet të mësojmë shumë nga toleranca fetare. Prandaj, një ndër risitë që po sjell në Kuvendin e Shqipërisë gjatë kësaj legjislature, është krijimi i një fryme të re tolerance, dialogu dhe klime pozitive midis kundërshtarëve politikë.”, vuri në dukje Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Kryetarja Nikolla i falenderoi udhëheqësit fetarë edhe për kontributin në përballimin, në fillim të pasojave të tërmetit, dhe pastaj edhe të pasojave të pandemisë së Covid-19. Shërbimet e përfaqesuesve të të gjitha besimeve fetare për të mbrojtur jetën njerëzore gjatë pandemisë, sidomos gjatë kushteve të izolimit, ishin një burim shprese dhe optimizmi.

Ky shërbim është i dobishëm edhe sot, sidomos për të dobësuar rezistencën e brezit të ri ndaj vaksinimit, i cili mbetet rruga kryesore e shpëtimit të jetëve njerëzore.

Udhëheqësit fetarë e falenderuan Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, për takimin dhe shprehën angazhimin e tyre për të kontribuar në forcimin e tolerancës, harmonisë dhe vlerave qytetare në marrëdhëniet shoqërore e më gjerë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shpërthim në një karburant në Sarandë, dyshohet për dy të plagosur

12:52 / September 29, 2026

Të shtëna me armë gjatë operacionit antidrogë në Qafështamë

12:49 / September 29, 2026

Dorëhiqet drejtori i Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ja kush e zëvendëson

11:44 / September 29, 2026

Nesër nis turi ballkanik i Von der Leyen/ Tirana ndalesa e parë e presidentes së KE, do sjellë planin e anëtarësimit për 4 shtete

11:09 / September 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.