Sipas kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj kjo sindikatë është në një luftë me qeverinë për miratimin e statusit të minatorit, statusit të naftëtarit dhe statusit të metalurgut, ku pas shumë betajeve jemi shumë pranë një suksesi që do finalizohet në ditët në vijim.
Në rrjetin social facebook Nikollaj shkruan:
Minatorët metalurgët dhe naftëtarët shumë shpejt do të
pajisen me status që do të rikthejë dinjitetin për këtë kategori që e kanë
paguar me gjak e djersë këtë arritje, por dhe do ti japet fund abuzivitetit në
emër të tyre nga disa shoqata ,OJF-ra e pseudosindikata që punën e minatorëve e
kanë prekur vetëm përmes fotografive në hollet e hoteleve luksoze ku mbajnë
konferenca e trajnime lidhur me të drejtat e minatorëve.
Këto pseudo organizata e disa paterica te tyre, pseudosindikalsitë të eklipsuar
nga fakti se Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është përzgjedhur nga
qeveria për të finalizuar me sukses këtë arritje përmes disa mashave që I thonë
vetes gazetarë kanë filluar të hedhin baltë për këtë proces. Nuk do doja
të bija në batakun e tyre, por po u përgjighem për hatër të minatorëve dhe
nderimit që kam për këtë kategori pasi unë vij nga një zonë si Mirdita ku shumë
djem e burra në betejën për mbijetesë kanë dhënë jetën në galeritë e
nëntokës. Mund ta them pa frikë se neveritem kur shikoj teksa për këtë
arritje të madhe hedhin baltë njerëz që s’kanë parë kurrë një galeri nëntokë ,
që s’kanë njohur kurrë fëmijë që baballarët I kanë lënë jetim për shkak se nuk
kanë dalë gjallë nga nëntoka. Ndjej po ashtu mllef kur shikoj se si në
emër të atyre burrave që sigurojnë mbijetesën në galeritë e nëntokës në Mirditë
Bulqizë, Kukës, Tropojë Mat,Selenice, Tepelene e Pogradec bëjnë politike disa
njerëz që së kanë kaluar vijën e verdhë të Tiranës.
Këtyre pseudosindikatave u bëj me dije se KSSH ka punuar për këtë arritje dhe
është sindikata më e madhe dhe e vetmja sindikatë me shtrirje dhe përfaqësim në
të gjithë keto profesione dhe ne Shqipërinë. Kur ne protestonim me minatorët
në minierat e Bulqizës për pagat, kontratën kolektive dhe statusin, sindikatat
e tjera I përdornin minatorët për fasadë në takimet me qeverinë si para 2013
ashtu edhe pas 2013. Kur ne ishim në greve urie me mintorët heronj të
Bulqizës në 2011 në 2013 kundër babëzisë bandave dhe politikanëve,
pseudosindikalistët e tjere ishin më pushime në bregdet. Kur në flasim me
fakte për minatorët që po vdesin çdo ditë në minierat e vendit duke denoncuar e
akuzuar me emra në mediat vizive e të shkruara bizneseme, politikanë e
institucione, pseudoshoqatat e patericat e tyre qe vetem emrin mbajne sindikata
merreshin me trajnime fiktive në sallat e hoteleve luksoze. Jo vetem ne
Shqiperi por qe nga Stokolmi e deri ne Johanesburg.
Ne nuk kemi dalë me minatorët në shesh kur na e ka kërkuar partia pasi ne jemi
sindikate institucionale dhe e pavarur, por kemi dalë në shesh vetëm kur na e
kanë kërkuar minatorët, metalurgët e naftëtatët, në diell, në shi e në
acar. Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të shqipërisë kanë
mbajtur qëndrim konstat kundër qeverisë pasi qeveria jonë janë punëtorët. Në
kemi fituar besimin e punëtorëve shqiptarë, fale medias që ka pasqyryar
aktivitetin tonë, kemi fituar besimin e qytetarëvë shqiptar dhe faktorit
ndërkombëtar. Ne kemi pushtuar çdo media dhe çështjen e minatoreve vetëm
ne e kemi bërë kryefjalë të zhvillimeve në vend. Kjo është arsyeja se
përse qeveria për të finalizuar miratimin e statusit të minatorit vendosi të
zgjedhë një partner serioz që kurrë nuk është tërhequr nga asnjë betejë. Përmes
disa gazetarëve që se di kush ku punojnë falë këtij sistemi mund të mbijetojnë
duke u jargavitur dhe duke hedhur baltë me porosi ju na akuzoni si sindikatë
pro qeverisë. Më këtë nuk bindni dot as vetën pasi mjafton vetëm një
kërkim në google për të parë se nësë kjo qeveri ka pasur një kundërshtar që I
ka dalë ballë dhe nuk është bërë kurrë palë më të ky kundërshtar është
Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Shkrimet me pagesë të disa
gazetarëve gjytryma nuk mund të njollosin mundimin tonë që minatorët metalurgët
dhe naftëtarët të pajisen me status. Kur Rama shprehej se ky vend nuk ka
sindikata me siguri ka pasur parasysh disa vemie që jargaviten për projekte e
financime, e ne Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ishim të parët që e bëmë
të tërhiqte pas fjalët e tij, e këtë nuk e bëmë as me trajnime, as me fjalë por
me vepra.