Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nikollaj: Gjaku e djersa e minatorëve dhe pseudosindikatat që s’do të përfitojnë më në kurrizin e tyre !

22:10 / February 21, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kol nikollaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas kryetarit të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj kjo sindikatë është në një luftë me qeverinë për miratimin e statusit të minatorit, statusit të naftëtarit dhe statusit të metalurgut, ku pas shumë betajeve jemi shumë pranë një suksesi që do finalizohet në ditët në vijim. 

Në rrjetin social facebook Nikollaj shkruan:

Minatorët metalurgët dhe naftëtarët shumë shpejt do të pajisen me status që do të rikthejë dinjitetin për këtë kategori që e kanë paguar me gjak e djersë këtë arritje, por dhe do ti japet fund abuzivitetit në emër të tyre nga disa shoqata ,OJF-ra e pseudosindikata që punën e minatorëve e kanë prekur vetëm përmes fotografive në hollet e hoteleve luksoze ku mbajnë konferenca e trajnime lidhur me të drejtat e minatorëve. 
Këto pseudo organizata e disa paterica te tyre, pseudosindikalsitë të eklipsuar nga fakti se Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë është përzgjedhur nga qeveria për të finalizuar me sukses këtë arritje përmes disa mashave që I thonë vetes gazetarë kanë filluar të hedhin baltë për këtë proces. Nuk do doja të bija në batakun e tyre, por po u përgjighem për hatër të minatorëve dhe nderimit që kam për këtë kategori pasi unë vij nga një zonë si Mirdita ku shumë djem e burra në betejën për mbijetesë kanë dhënë jetën në galeritë e nëntokës. Mund ta them pa frikë se neveritem kur shikoj teksa për këtë arritje të madhe hedhin baltë njerëz që s’kanë parë kurrë një galeri nëntokë , që s’kanë njohur kurrë fëmijë që baballarët I kanë lënë jetim për shkak se nuk kanë dalë gjallë nga nëntoka. Ndjej po ashtu mllef kur shikoj se si në emër të atyre burrave që sigurojnë mbijetesën në galeritë e nëntokës në Mirditë Bulqizë, Kukës, Tropojë Mat,Selenice, Tepelene e Pogradec bëjnë politike disa njerëz që së kanë kaluar vijën e verdhë të Tiranës. 
Këtyre pseudosindikatave u bëj me dije se KSSH ka punuar për këtë arritje dhe është sindikata më e madhe dhe e vetmja sindikatë me shtrirje dhe përfaqësim në të gjithë keto profesione dhe ne Shqipërinë. Kur ne protestonim me minatorët në minierat e Bulqizës për pagat, kontratën kolektive dhe statusin, sindikatat e tjera I përdornin minatorët për fasadë në takimet me qeverinë si para 2013 ashtu edhe pas 2013. Kur ne ishim në greve urie me mintorët heronj të Bulqizës në 2011 në 2013 kundër babëzisë bandave dhe politikanëve, pseudosindikalistët e tjere ishin më pushime në bregdet. Kur në flasim me fakte për minatorët që po vdesin çdo ditë në minierat e vendit duke denoncuar e akuzuar me emra në mediat vizive e të shkruara bizneseme, politikanë e institucione, pseudoshoqatat e patericat e tyre qe vetem emrin mbajne sindikata merreshin me trajnime fiktive në sallat e hoteleve luksoze. Jo vetem ne Shqiperi por qe nga Stokolmi e deri ne Johanesburg.
Ne nuk kemi dalë me minatorët në shesh kur na e ka kërkuar partia pasi ne jemi sindikate institucionale dhe e pavarur, por kemi dalë në shesh vetëm kur na e kanë kërkuar minatorët, metalurgët e naftëtatët, në diell, në shi e në acar. Përfaqësuesit e Konfederatës së Sindikatave të shqipërisë kanë mbajtur qëndrim konstat kundër qeverisë pasi qeveria jonë janë punëtorët. Në kemi fituar besimin e punëtorëve shqiptarë, fale medias që ka pasqyryar aktivitetin tonë, kemi fituar besimin e qytetarëvë shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar. Ne kemi pushtuar çdo media dhe çështjen e minatoreve vetëm ne e kemi bërë kryefjalë të zhvillimeve në vend. Kjo është arsyeja se përse qeveria për të finalizuar miratimin e statusit të minatorit vendosi të zgjedhë një partner serioz që kurrë nuk është tërhequr nga asnjë betejë. Përmes disa gazetarëve që se di kush ku punojnë falë këtij sistemi mund të mbijetojnë duke u jargavitur dhe duke hedhur baltë me porosi ju na akuzoni si sindikatë pro qeverisë. Më këtë nuk bindni dot as vetën pasi mjafton vetëm një kërkim në google për të parë se nësë kjo qeveri ka pasur një kundërshtar që I ka dalë ballë dhe nuk është bërë kurrë palë më të ky kundërshtar është Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë. Shkrimet me pagesë të disa gazetarëve gjytryma nuk mund të njollosin mundimin tonë që minatorët metalurgët dhe naftëtarët të pajisen me status. Kur Rama shprehej se ky vend nuk ka sindikata me siguri ka pasur parasysh disa vemie që jargaviten për projekte e financime, e ne Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ishim të parët që e bëmë të tërhiqte pas fjalët e tij, e këtë nuk e bëmë as me trajnime, as me fjalë por me vepra.

minatoret nikollaj sindikatat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.