Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nipi i Alqi Bllakos gjobitet me 10 milion dollarë? Avokati i ish deputetit paralajmëron padi ndaj medias britanike

22:12 / June 21, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alqi nipi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gio Basha, nipi i ish-deputetit socialist Alqi Bllako i cili ndodhet pas hekurave për shkak të aferës së inceneratorëve është përfshirë në telashe me drejtësinë britanike, shkruan Vents Magazine.

artikulli

Ai është gjobitur me 10 milionë dollarë nga (SEC) Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Këmbimit. Por sipas mediave të huaja ky nuk është precedenti i tij i parë i shkeljes së ligjit. Ai rezulton se është hetuar nga FBI në vitin 2011 për pastrim parash dhe këtu del në skenë edhe emri i dajës së tij, ish-deputetit Alqi Bllako.

Dyshimet janë se imuniteti i tij ka luajtur rol në rrëzimin e këtij hetimi, megjithatë autoritetet kanë vënë nën sekuestro llogaritë bankare të të Bashës.

Në vitin 2021, dyshohet se ai ka përfituar mbi 15 milionë dollarë në industrinë private të artit dhe është vënë sërish nën hetim. Kësaj here ai është gjobitur me 3 milion dollarë nga SEC. Sipas një raporti hetimor, dyshohet se ai u shiste vepra arti mafiozëve të pasur shqiptarë dhe trafikantëve të drogës. Por ai arriti të kapërcejë këtë problem për shkak të boshllëkut të legjislacionit për të dënuar rastet e artit privat përmes ankandeve, ku bëhej pastrimi i parave.

Megjithatë muajin e kaluar, bastisja e një rezidence në Itali në pronësi të një bosi të njohur mafioz sicilian çoi FBI-në përsëri në gjurmët Gio Bashës.

Sipas një raporti të hetuesve italianë, Basha ka vepruar si ndërmjetës për mbi 300 marrëveshje private arti duke përdorur një sistem të quajtur “Bankim i fshehur”. Ai ishte në gjendje të pastronte shuma të mëdha parash për politikanët e korruptuar dhe oligarkët rusë.

Pas publikimit të këtij artikulli në median britanike ka reaguar edhe avokati i ish-deputetit të PS Alqi Bllako i cili paralajmëron padi ndaj saj.

“Lajmet e sotme që lidhin klientin tim Alqi Bllako me një shtetas të quajtur Gio Basha janë të pavërteta. Zoti Alqi Bllako nuk ka asnjë lidhje gjaku apo njohje me këtë person. Në vitin 2011 Alqi Bllako ishte student në master, duke u diplomuar me një tjetër medalje të artë për rezultate të shkëlqyera.

E vërteta nuk mund të mbulohet me sajesa të tilla sa të shëmtuara, aq edhe qesharake. Shpreh keqardhje të thellë që mediat, të cilat kanë publikuar lajmin e sajuar nga asgjëja, bëhen pjesë e skemës kundër klientit tim, duke mos respektuar asnjë standard minimal për verifikimin e vërtetësisë së lajmit.

Si përfaqësues ligjor i zotit Bllako, ju informoj se nga hulumtimet tona media burim është një media e huaj, dhe po konsiderojmë të lidhemi me studiot e huaja avokatore, për të ndjekur hapat e duhur, jo vetëm për përgënjeshtrimin e lajmit, por edhe proçedurat e mëtejshme ligjore”, shkruan Hazizaj.

Alqi Bllako gio basha hazizaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.