Detaje të reja kanë dalë në lidhje me konfliktin e armatosur mes dy fiseve mbrëmjen e sotme në Rrëshen. Bëhet me dije se Saimir Reçi, objektivi i sotëm i të shtënave me armë zjarri, është nipi i Kastriot Reçit, i cili u vra më 7 janar 2020.
Fillimisht Reçi është përplasur fizikisht me Enrik Bardhin, i cili më pas ka shkuar në banesë të marrë armën dhe së bashku me të atin e tij kanë qëlluar me armë zjarri drejt makinës së Saimir Reçit, që më pas është aksidentuar pasi ka humbur kontrollin e mjetit.