Nipi i Jakup Krasniqit, Dardan Krasniqi, tregoi në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me Zemër të Hapur” të gazetares Evis Ahmeti, në News24, telefonatat me ish-zëdhënësin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili vijon të mbahet në paraburgim në Hagë.
Nipi rrëfeu se gjendja e tij shëndetësore është e mirë, por mbajtja në izolim i vetëm i ka krijuar ndjesi aspak të mira. Ai tregoi se Jakup Krasniqi do të mbahet për një periudhë 10-ditore i izoluar vetëm, pa ish-luftëtarët e tjerë të UÇK, të cilët u morën edhe ata në pyetje nga Gjykata e Hagës.
Sa i takon përlotjes së Krasniqit gjatë fjalës së tij në Hagë, i nipi u shpreh se ishte pjesa më e dhimbshme, që tregonte emocionin e fortë të tij nga padrejtësia që po i bëhet popullit të Kosovës, por nga mënyra se si e arrestuan.
Pjesë nga rrëfimi:
Përlotja e Krasniqit…
Kjo ishte pjesa më e dhimbshme dhe që ngjalli ndjenjat më të mëdha. Nuk ishin lot, por shfaqja e një emocioni të fortë nga padrejtësia që po i bëhet.
Për ne ajo cka ka shfaqur Krasniqi atje ka qenë e pritur, duke e njohur dhe nga afër. Ai ka qenë shumë i mllefosur ndaj padrejtësisë së madhe që po i bëhet popullit, por edhe nga mënyra si u arrestua ai. Krejt çka ka ndodhur me të ka qenë një emocion i fortë. Jakup Krasniqi nuk është personi që do i bënte shmangie drejtësisë. Ai reagim emocional ka të bëjë me mënyrën si u arrestua dhe me atë që po përjeton një popull i tërë. Përveç emocionit që paraqitet atje, ka qenë dhe emocion familjar, se nuk është e lehtë të shohësh një figurë të tillë në Hagë.
Si është gjendja shëndetësore e familjarëve të Jakup Krasniqit?
Nuk kanë ndonjë shqetësim, përveç ndjenjës që vërehet mungesa e tij. Familja është ballafaquar edhe më herët me situata të ngjashme dhe kemi kurajon për ta përballuar edhe këtë.
Po gjendja e z.Krasniqit si është?
Kam biseduar me mbrojtjen, por edhe drejtpërdrejt me Krasniqin. Më ka thënë që është mirë, por nuk është ndjenjë e mirë aty ku është, megjithatë po e përballon. Për një periudhë kohore do të jetë në izolim, larg të tjerëve, për shkak edhe të pandemisë. Më ka thënë që ka mundësi të lëvizë, ajrosja është në rregull. I vetmi defekt është se nuk është pjesa tjetër të burgosurve të tjerë, që të mund të rrinë bashkë. Por, për një periudhë 10-ditore është thënë se do të rri vetëm. Kontakte të drejtpërdrejta nuk ka me të tjerët, por as me ne, vetëm përmes telefonit. Flasim në telefon një ose dy herë në dytë, që zgjasin disa minuta. Jakup Krasniqi nuk flet shumë për vete, por i gëzohet atij produkti të punës që ka bërë bashkë me shokët.
Lufta e Kosovës dhe protagonistët e saj vijojnë të jenë në filtrin e Gjykatës Speciale të Kosovës, në Hagë. Tashmë ata që ishin ndër emrat më të përfolur të kësaj ngjarje të madhe janë ulur në Hagë në bankën e të akuzuarve me një akuzë konkrete e cila do të gjykohet nga Gjykata Speciale. Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i ulur në këtë bankë foli mbi të vërtetën e tij ku më shumë se si sqarim për gjykatë, fjalët e tij prekën dhe frymëzuan shumë shqiptarë.
Në emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24 hodhi më tepër dritë mbi pozitat e Jakup Krasniqit, nipi i tij Dardani.
Në gjykatën e Hagës Krasniqi hodhi poshtë akuzat e Prokurorisë së Posaçme e cila e ngarkon atë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ish kryetar i Parlamentit të Kosovës, sipas prokurorisë dyshohet për përfshirje në veprat përndjekje dhe burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave. Krimet, thuhet në akuzën e prokurorisë, “u kryen si pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundrejt popullatës civile në Kosovë dhe Shqipëri midis marsit 1998 dhe shtator 1999. Në veçanti krimet kishin në shënjestër njerëz që kishin bashkëpunuar ose kishin lidhje me zyrtarë të institucioneve shtetërore të ish Jugosllavisë, ose nuk përkrahnin metodat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe personat që kishin lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe të përkatësisë etnike serbe, rome e të tjera”.
Zoti Krasniqi tha se nuk ndjehet fajtor për asnjë pikë të akuzës.
“Kurrë nuk do të dëshiroja të jem në petkun e njerëzve që kryejnë vepra të tilla. Jam njeri intelektual dhe politikisht e kam luftuar Serbinë, kurrë në asnjë deklaratë time nuk e kam drejtuar gishtin nga popullata civile. Pastaj në aktakuzë përpiqeni t’i ndani njerëzit në katolik e mysliman, unë jam shqiptar nuk jam as katolik as mysliman dhe kjo është fyese për mua”, tha ai duke kundërshtuar akuzën.
Jakup Krasniqi u arrestua në fillim të nëntorit pas konfirmimit të një aktakuze kundër tij për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Dardan Krasniqi tregoi në emison për 10 orë bastisje, se si EULEX zbarkoi papritur në shtëpinë e ish0kryeprlamentarit deri tek fjalimi emocionues i tij në Hagë.
“Ka qenë një befasi, nuk është pritur një mënyrë arrestimi i tillë. Gjatë gjithë jetës ai nuk i ka ikur kurrë drejtësisë. Ajo çfarë e ka shqetësuar atë, por edhe të gjithë neve është mënyra se si është arrestuar një personalitet, një profesor, mënyra e tillë na ka ngjallur emocione je të mira. Bashkëshortja dhe vajza e kanë përjetuar më rëndë arrestimin e tij.
Një ditë para se ta arrestonin, kam qenë atje për vizitë. Nuk folëm për Specialen në fakt, u ndamë dhe në mëngjes u zgjuam me këtë ngjarje aspak të pritur, u befasuam. Intervenimi ishte shumë i vrazhdë, na kanë shqetësuar. Reagim i familjarëve ishte i pritshëm.
Në cfarë ore ndërhynë?
Diku para orës 6 të mëngjesit, pa paralajmërim ka shkuar EULEX
Kush ishte?
Zoti Krasniqi, bashkëshortja dhe 4 fëmijët e tyre
Si e morët vesh?
Një telefonatë e hershme aspak e zakonshme të shqetëson jo më kur të vijnë maska të armatosura, ndaj një personi shumë paqësor dhe intelektual
Cfarë kërkonin të gjenin ata?
Nuk e dimë, kanë marrë materiale dhe libra, jo saktësisht e dimë cfarë kanë marrë…
Sa ka zgjatur?
Deri diku në orën 17:00 pasdite kanë vazhduar bastisjen, 10 orë tmerri. Ka qenë një gjendje jo e mirë emocionale nuk komunikonin dot dhe nuk lëviznin dot brenda banesës së tyre, eshte prona private. Ne bashkëpunuam me ta për sa ishte nevoja me bashkëpunuar, por emocionet dhe ndjenjat ishin jo të mira.
Keni pasur komunikime me bashkëshorten dhe katër fëmijët e tij, si ka qenë gjendja e tij emocionale?
Në momentin ku është larguar nga banesa mënyra si është futur në veturë shumë shpejt e kanë dërguar në aeroport për ta dërguar në Hagë,. Ndjenja të këqija shumë. Nuk kishim ide si të vazhdonim na u përmbys gjithçka atë ditë krejt rrjedha e jetës.
Çfarë thuhet nga aktakuza?
Është e vrazhdë, e papranueshme, jo vetme puna dhe roli i tij por edhe e UCK-së ka qenë shumë e qartë Ne s’kemi lidhje me përmbajtjen e asaj aktakuze. Jemi të bindur se në fund do dalë se ajo ishte lëvizje çlirimtare se njerëzit kanë të drejtë të gëzojnë jetën e tyre në vendin e tyre pa cenuar jetën e dikujt tjetër Kjo ka qenë edhe udherrëfimi i jetës së Krasniqit Për ne janë trillime të papritur nuk i janë dash as Jakup Krasniqit dhe as shokëve të tij.
Ku e ndoqe?
Nga zyrat e partisë Nisma Social Demokrate na ka emocionuar edhe neve, krejt emocionet vijnë nga padrejtëisa që i bëhet popullit të Kosovës se po i bëhen akuza të paqëna është ngatërruar adresa adresa është diku tjetër në Beograd tek njerëz që ende mbajnë pozita atje, e bota bën sehir.
