Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis aplikimi për pagën e papunësisë nga COVID-19, përfitojnë mbi 60 mijë qytetarë

14:41 / April 1, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ibrahimaj 750x375 1 696x348 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga sot të gjitha bizneset me xhiro vjetore deri në 14 milionë lekë të mbyllura për shkak të masave të ndërmarra nga qeveria për të parandaluar përhapjen e COVID-19, mund të aplikojnë për të marrë ndihmën financiare prej 26 mijë lekësh.

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve Delina Ibrahimaj, në një prononcim për ATSH-në bëri të ditur se ndihma financiare do të jetë për periudhën prill-maj-qershor dhe do të shpërndahet për personat e punësuar apo të vetëpunësuar.

Nga të dhënat rezultojnë se nga kjo ndihmë do të përfitojnë mbi 60 mijë persona.

“Ndihma ekonomike nis që nga data 1 prill. Në bazë të të dhënave të administratës tatimore janë mbi 60 mijë të punësuar apo të vetëpunësuar me pagë zero do të përfitojnë nga kjo ndihmë. Ndihma është menduar për një afat maksimalisht 3-mujor”, bëri të ditur Ibrahimaj.

Aplikimi, sipas Ibrahimaj, do të bëhet vetëm online.

Ibrahimaj shpjegon edhe mënyrën se si do të aplikohet për të përfituar pagën.

“Aplikon subjekti në emër të qytetarëve që kanë humbur punën për shkak se është mbyllur aktiviteti në bazë të vendimit të qeverisë. Për bizneset e vogla që deklarojnë një herë në tre muaj, ne do të marrim në konsideratë deklaratën e muajit dhjetor dhe lista do të pakësohet apo shtohet me deklarimet e bëra nga subjekti deri në datën e urdhërit për mbylljen e aktivitetit”, sqaroi ajo.

Ibrahimaj nënvizoi se në format është përcaktuar lista e individëve që përfitojnë dhe është shumë e rëndësishme që të përcaktohet edhe numri i llogarisë bankare, ku do të bëhet kalimi i pagesës nga thesari.

Pas aplikimit drejtoria e Tatimeve ka një afat 10 ditor për të verifikuar të dhënat për të qenë përfitues.

Në total fondi i vënë në dispozicion nga buxheti për këtë paketë është 5.8 miliardë lekël lekë, përfshirë këtu edhe pagesën për ndihmën ekonomike dhe të papunët.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Falja me kusht, Doganat: Afat deri më 31 dhjetor për detyrimet e periudhës 2015-2019

16:04 / August 20, 2026

Turizmi në Shqipëri vijon rritjen/ INSTAT: 20.6% më shumë vizitorë të huaj në qershor

13:44 / August 17, 2026

Rimbursimi i DIVA-s, përfitojnë mbi 39 mijë qytetarë

13:49 / August 15, 2026

Kompensimi për transportin/ Tatimet: 95 subjekte përfitojnë 110.7 milionë lekë, Tiranën e ka Bashkia

11:04 / August 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.