Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nis funerali shtetëror për ish-Presidentin Jimmy Carter

20:43 / January 4, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
c500964a 8dc6 4c64 a8c6 5086a1f1cff7 cx0 cy8 cw0 w1023 r1 s 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjashtë ditët e funeralit për ish-Presidentin Jimmy Carter filluan të shtunën në Xhorxhia, ku ai vdiq më 29 dhjetor në moshën 100-vjeçare. Aktivitetet e para pasqyrojnë ngjitjen e tij në shkallët e politikës, duke filluar që nga qyteza Plains, në Xhorxhia, dhe deri në dekadat në skenën globale si aktivist humanitar dhe i demokracisë.James Earl Carter Jr. jetoi mbi 80 nga 100 vitet e tij në qytezën, që ka ende më pak se 700 banorë, jo më shumë se kur ai lindi më 1 tetor 1924. Disa presidentë të tjerë të periudhës moderne – si Richard Nixon, Ronald Reagan dhe Bill Clinton – gjithashtu u rritën në qytete të vogla, por zoti Carter dallohet për rikthimin dhe qëndrimin në vendlindjen e tij për një kohë të gjatë pas presidencës.

Autokolona lëvizi përmes qendrës së qytezës Plains, e cila shtrihet në vetëm në disa blloqe, duke kaluar pranë shtëpisë së vajzërisë së zonjës së parë Rosalynn Smith Carter, e cila vdiq në nëntor 2023 në moshën 96-vjeçare, dhe afër vendit ku gjendeshin magazinat e kikirikut në pronësi të familjes. Përgjatë rrugës gjendet edhe magazina e vjetër e trenit që shërbeu si selia e fushatës presidenciale të Jimmy Carter-it në vitin 1976 dhe stacioni i karburantit që dikur drejtohej nga vëllai i tij më i vogël, Billy.

Autokolona kaloi pranë kishës ku çifti Carter u martua në vitin 1946 dhe shtëpisë ku ata jetuan dhe vdiqën. Ish-Presidenti do të varroset atje së bashku me bashkëshorten Rosalynn. Çifti Carter ndërtoi shtëpinë njëkatëshe, tashmë të rrethuar me gardhet e vendosura nga Shërbimi Sekret, përpara fushatës së tij të parë për në Senatin e shtetit Xhorxhia në vitin 1962 dhe jetuan jetën e tyre atje, me përjashtim të katër viteve në Rezidencën e Guvernatorit dhe katër të viteve të tjera në Shtëpinë e Bardhë.

Procesioni u ndal edhe tek shtëpia e fëmijërisë e ish-Presidentit Carter, një fermë në Archer, e cila tashmë është pjesë e Parkut Historik Kombëtar “Jimmy Carter”. Në vazhdim autokolona drejtohet për në Atlanta ku do të ndalet në Kapitolin e shtetit të Xhorxhias, ku zoti Carter pati shërbyer si senator dhe më pas si guvernator. Më pas, në Qendrën Presidenciale Carter do të ketë një shërbesë private, e cila do të pasohet me ceremoninë e homazheve nga publiku, që do të vazhdojnë deri ditën e hënë.

Arkivoli i ish-Presidentit Carter do të sillet në vazhdim në kryeqytetin e vendit, Uashington, ku do të bëhen homazhe ditën e enjte në hollin e Kapitolit të Shteteve të Bashkuara dhe në vazhdim do të ketë një funeral në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit. Në ceremoni janë ftuar të gjithë ish-Presidentët dhe fjalimi do të mbahet nga Presidenti Joe Biden.

Më pas, trupi i tij do të rikthehet në qytezën Plains, në Xhorxhia për një shërbesë private funebre në Kishën Baptiste Maranatha, ku vetë zoti Carter, një evangjelist i përkushtuar, jepte mësim në orët e katekizmit. Ish-presidenti Carter do të varroset në një ceremoni private pranë shtëpisë./ VOA

jimmy carter president USA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.