Partia Socialiste dhe Partia Demokratike do të hapin zyrtarisht sot fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Në sheshin Nënë Tereza po ngrihet podiumi ku njëri pas tjetrit pasditen e sotme do të ngjiten 222 kandidatët e opozitës së bashkuar.
Por çfarë ka ndodhur me selinë blu?
Në disa foto të publikuara në rrjetet sociale, shihet se në fasadën e selisë blu, puna ka nisur. Në fasadë është stampuar slogani, numri i fletës së votimit dhe sigla e PD.


