Pandemia vazhdon dhe koronavirusi qëndron ende mes nesh, teksa nuk e dimë se për sa kohë do të vijojë e njëjta gjendje. E gjithë kjo pasiguri na detyron të jemi të kujdesshëm, por edhe të punojmë për tu mësuar të jetojmë me Covid-19 rreth nesh.
Gjermania i paraprin gjithçkaje dhe është një nga vendet e parë, që konfirmon se do të nisë futjen e tifozëve në stadium. Fillimisht do të jetë një “test”, që do zhvillohet në ndeshjen e parë të Lajpcig në shtëpi në Bundesliga, ndaj Mainz më 20 shtator.
Në stadiumin me kapacitet 42 mijë spektatorë do të jenë të pranishëm 8500 tifozë të ndarë në grupe të vogla dhe të shpërndarë në të gjithë ambientin e stadiumit. Në stadium do të lejohen vetëm tifozë të Leajpcig dhe jo miq, ashtu siç pritet të ndodhë deri në fund të pandemisë.
