Ndërsa forcat ruse përparojnë në kryeqytetin ukrainas, autoritetet po i bëjnë thirrje popullatës të bëjë gjithçka që mundet për t’i rezistuar trupave pushtuese.
Këshilltari i Ministrisë së Brendshme, Vadym Denysenko thotë se 18,000 mitralozë “u janë dorëzuar në Kiev të gjithë vullnetarëve, të gjithë atyre që duan të mbrojnë kryeqytetin tonë me armë në krahë”.
“Pajisjet ushtarake ukrainase po hyjnë tani në Kiev për ta mbrojtur atë.Kjo është e nevojshme për të mbrojtur qytetin tonë.”, tha ai.
