Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” para presidencës.
Kryedemokrati Basha do t’i bashkohet manifestimit si një qytetar i thjeshtë, dhe nuk do të ketë një parakalim të tij nga selia e Partisë Demokratike.
Mësohet se Basha do të shoqërohet nga shkrimtari dhe ish-politikani Besnik Mustafaj gjithashtu edhe nga regjisori Besnik Bisha.