Vetëm pak orë na ndajnë nga takimi mes Shqipërisë dhe Italisë në Dortmund, me kombëtaren shqiptare që do të përpiqet të surprizojë kampionët në fuqi të Europës. Duket se çdo gjë është bërë gati në “BVB Stadion”, aty ku pas pak pritet të mbërrijë skuadra e Sylvinhos.
Kjo është përballja e parë e Shqipërisë në Euro 2024, ku prej orës 21:00 Shqipëria e Sylvinhos do të nisë rrugëtimin në Kampionatin Europian, kompeticionin më madhor futbollistik në kontinent, aty ku kuqezinjtë përfaqësohen për herë të dytë në histori.
Lexo edhe :
Related Posts
Me këngë patriotike dhe kore në mbështetje të djemve të teknikut Silvinjo, turma masive po marshon nga pika e takimit në “Kampstraße/Reinoldikirche” dhe drejtohet nga djemtë e grupimit “TKZ”. Ata mbajnë në duar një banderolë gjigande ku shkruhet “United States of Albania”, ndërsa nuk mungojnë thirrjet në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.