Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis mbyllja e shkollave në Europë

20:53 / November 18, 20201 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkolla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkollat dhe institucionet arsimore renditen ndër vatrat kryesore të përhapjes së koronavirusit për shkak të grumbullimit të pashmangshëm të një numri të lartë personash nëpër klasa. Për këtë arsye shumë vende europiane dhe jo vetëm kanë nisur të kufizojnë mësimin në institucionet arsimore dhe po çojnë deri në mbylljen e tyre.

Rasti më i fundit është Turqia, ku Presidenti Rexhep Taip Erdogan renditi mbylljen e shkollave deri të paktën në fund të këtij viti, mes masave të ashpra kundër përhapjes së COVID-19 që hyjnë në fuqi të premten.

Vendimi erdhi pasi të martën, Turqia shënoi rekordin e kësaj vale prej mbi 3800 infektimesh ditore. Në të njëjtat kuota ditore infektimesh, edhe Greqia vendosi këtë javë të mbyllë shkollat, si pjesë e paketës së masave që parashikojnë shtetrrethim kombëtar nga ora 21:00 e darkës deri në 05:00 të mëngjesit.

Të njëjtën masë ka marrë edhe Austria pas nisjes së zbatimit të karantinës kombëtare të martën. Vende të tjera, si Italia, Franca dhe Gjermania po aplikojnë modelin e mbylljes së klasave dhe shkollave ku ka shtim të rasteve të infektimeve me COVID-19, teksa mësimi për këtë kategori zhvillohet online.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ranë në kontakt me rrymën elektrike/ Vau i Dejës, vdes roja i lokalit, plagoset rëndë elektricisti

20:51 / August 29, 2026

Përplasje dhe kërkesa për përjashtime në KLP, gara për Prokurorin e Përgjithshëm shoqërohet me debate të forta

17:32 / August 29, 2026

Hedh mbeturina nga makina? ARRSH ashpërson kontrollet, gjoba deri në 200 mijë lekë

16:35 / August 29, 2026

KIABI zgjeron praninë në Shqipëri/ Pas TEG, marka franceze hap në QTU dyqanin e parë “Full Family”

16:23 / August 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.