Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis në 1 tetor Censusi, INSTAT: Brenda vitit gati projektligji për atë të Bujqësisë

12:09 / April 13, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
censusi mv
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Instituti i Statistikave ka theksuar se në 1 tetor të këtij viti do të nisë zyrtarisht Censi i Popullsisë, për të cilin gjatë vitit 2021 u zhvilluan hallkat e nevojshme të parapërgatitjes.

Në raportin vjetor të INSTAT thuhet se ky Cens do të zgjasë 6 javë dhe se tashmë elementet për të cilët po kujdeset institucioni janë ato të teknologjisë dhe logjistikës mbi zbatimin.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2022 do të finalizohen të gjithë materialet e nevojshme për realizimin e Censit në Tetor 2022, si dhe do të vijojë puna me reflektimin e përmirësimeve të mundshme të rezultuara nga gjetjet e Pilot Censit dhe më pas konsolidimi i të gjithë aplikacioneve, manualeve, materialeve të trajnimit dhe materialeve të tjera mbështetëse.

“Aktivitetet do të vazhdojnë me përditësimin e zonave specifike në terren të censit (ZC), objekte në ndërtim, të identifikuara gjatë përditësimit të hartave të kryer gjatë vitit 2021.

Gjithashtu, aktivitetet e hartave të cens në fazën e para-numërimit, gjatë dhe pas Censit do të vazhdojnë me kontrollet e cilësisë së të dhënave të ardhura nga terreni dhe përditësimin e gjeodatabazës, përditësimin e kufijve të Zonave të Censit, gjeokodifikimin e njësive gjeografike, përgatitjen e hartave dixhitale të Zonave të Censit për të gjithë zinxhirin e stafit të terrenit – anketues, kontrollorë dhe mbikëqyrës, krijimin e hartave ”smart” (geodatabase/map format) sipas kërkesave të Njësisë së Teknologjisë së Informacionit për tu testuar/aksesuar/integruar në aplikacionin e pyetësorëve të Censit” thuhet në raportin vjetor të Institutit të Statistikave.

Censi i Bujqësisë

INSTAT deklaron se pas përfundimit të Censit të Popullsisë, radha do të jetë e atij të Bujqësisë që do të zërë vend në vitin 2024.

“Faza përgatitore për Censin e Bujqësisë ndikohet në terma kohorë dhe logjistikë nga Censi i Popullsisë dhe Banesave. Mbi këto baza, INSTAT, në mënyrë që të angazhohet plotësisht për të gjitha aspektet teknike dhe operacionale, nevojitet të shtyjë Censin e Bujqësisë në vitin 2024.

INSTAT, gjatë vitit 2021, ka përgatitur një modul pyetjesh, të cilat janë testuar fillimisht në Pilotin e Cens-it të Popullsisë dhe Banesave ne vitin 2021, si dhe do të përfshihen në pyetësorin e Cens-it 2022, me qëllim përditësimin e listës së fermave bujqësore, e cila do të shërbejë si bazë zgjedhje për Cens-in e ardhshëm të njësive ekonomike bujqësore. Për këtë arsye Censi i radhës i Bujqësisë është planifikuar të kryhet pas analizimit dhe përditësimit të bazës së zgjedhjes së të dhënave të gjeneruara nga Censi i Popullsisë dhe Banesave” thuhet në raport.

Në raport nënvizohet se parimisht gjatë këtij viti do të punohet për projektligjin që ka të bëjë me censin e bujqësisë dhe fermave bujqësore, i cili do të dërgohet për miratim në Kuvendin e Shqipërisë.

“Projektakti do të mundësojë përafrimin e standardeve të reja, duke ndjekur rekomandimet e Programit Botëror për Censet e Bujqësisë 2020, si dhe do të shërbejë si akti bazë për nxjerrjen e akteve të tjera të karakterit operacional, duke patur parasysh ndarjen e re administrative të Republikës së Shqipërisë, statusin e INSTAT si organi përgjegjës për mbarëvajtjen e Censit dhe rolin e organeve të vetëqeverisjes vendore” nënvizon INSTAT./Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tejkalohen kërkesat për kreditë 0% për strehim, zbulohet ministria me numrin rekord të aplikimeve

17:39 / September 27, 2026

BSH: Sektori i turizmit ndikim pozitiv tek punësimi

13:34 / September 25, 2026

Doganat mbledhin 164,9 miliardë lekë në 8 muaj, 6,8 miliardë më shumë se vjet! Karburantet dhe cigaret ndër burimet kryesore të rritjes

13:59 / September 24, 2026

Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament

20:43 / September 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.