Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Nis nesër regjistrimi i maturantëve në fakultete! Arjan Xhelaj: Ruani degën e preferuar në kohë reale

19:13 / August 29, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
politekniku universiteti tiranes
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Maturantët fitues në universitetet publike dhe private, nga data 30 gusht deri më 13 shtator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe, do të mund të regjistrohen në fakultetet përkatëse. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar Arjan Xhelaj, tha se regjistrimet mund të bëhen duke u paraqitur fizikisht në sekretaritë mësimore të fakulteteve, ndërsa me vete fituesit duhet të kenë ID, diplomën e shkollës së mesme, listën e notave dhe 2 fotografi.

”Nga dita e nesërme fillojnë fazat 48 orëshe dhe maturantët të cilët janë fitues, do të bëjnë regjistrimet. Ata maturantë që kanë fituar një degë, por janë në mëdyshje dhe duan të presin një degë më të mirë këshillohet që të ndjekin garën në kohë reale tek U-Albania. Nga ecuria e viteve të kaluar kemi 3500 deri në 4000 mijë maturantë që regjistrohen në fazën e parë.

Nëse duan të regjistrohen, kanë 48 orë në dispozicion, përndryshe e humb të drejtën aty deh kjo e drejtë ju kalon maturantëve në pritje. Duke patur se ka më shumë kuota dhe numri i maturantëve ka një rënie të lehtë, shanset janë të larta.

Kanë qenë 19 713 maturantë që plotësuan formularin A2 .Nga eksperienca, rreth 75% e tyre regjistrohen që në raundin e parë. Gjithsesi edhe ata maturantë që regjistrohen në raundin e parë dhe e shohin që ka ende kuota të lira në programet që ata dëshironin të regjistrohen, mund të çregjistrohen”, tha drejtori i RASH, Arjan Xhelaj.

Pjesë e garës janë bërë rreth 19.700 maturantë, ndërsa Xhelaj u bën thirrje të mos dekurajohen pasi ka ende shans për ta. ”Maturantë që në fazën e parë nuk janë fitues, mos të dekurajohen. Të presin garën dhe me fillimin e regjistrimeve dhe lëvizjen e vijës së kuqe shfaqet ngjyra e verdhë dhe në fazën e ardhshme ata mund të shpallen fitues”. Ata që janë me mesatare nën 6.5, kanë mundësi të regjistrohen në programet profesionale 2-vjeçare.

Matura Universitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026

Ushqyerja autonome ndihmon zhvillimin e gjuhës te fëmijët

10:29 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.