Policia e Shtetit dhe struktura e Operacionit Forca e Ligjit kanë nisur kontrollet në rrugët e Durrësit dhe po kontrollojnë makinat e luksit.
Po sot forca të shumte policie kanë vijuar kontrolle në disa qytete në të gjithë Shqipërinë, kur janë shoqëruar dhjetëra persona e janë sekuestruar po ashtu disa makina luksi.
Deri më tani, rreth 100 automjete janë bllokuar përkohësisht për verifikim në sistem nëse rezultojnë të vjedhura apo nëse pronarët e tyre e justifikojnë blerjen e tyre.