Këtë të hënë ka nisur nga puna Komisioni i Reformës Territoriale, ku po zhvillohet një seancë dëgjimore me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile.
Deputetja e Partisë Demokratike, bashkëkryetare për Reformën Territoriale, Dhurata Çupi u shpreh se reforma e vitit 2014 ishte joefikase.
“Fakti që në i kthehemi reformës territoriale, është pikërisht fakti se ajo reformë e realizuar në 2014, ishte jo efikase. Me këtë pyetje duhet ta nisim punën në këtë komision, cilat janë problematikat, pse ka dështuar reforma, pse nuk u arrit ajo që pritej? Cilat janë anët e mira të reformës që mund të ruhet nga reforma e kaluar”,-tha Çupi.