Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis rehabilitimi i “Zogu I”, plan masash për qarkullimin e mjeteve

09:53 / August 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bulevarei zogu i
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës do të nisë rehabilitimin e Bulevardit “Zogu I”. Krahas punës për rikonstruksionin e këtij Bulevardi, projekti parashikon edhe rehabilitimin e fasadave në të dy anët e saj, krijimin e lulishteve të vogla etj,. Për mbarëvajtjen e punimeve, Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Policinë e Shtetit kanë organizuar një plan masash për realizimin në kohë të këtij projekti.

Bashkia e Tiranës informon qytetarët se ka nisur kufizimi i qarkullimit të automjeteve për një afat kohor prej 18 muajsh, në segmentin “Bulevardi Zog I nga rruga “Urani Pano” deri në rrugën “Asim Vokshi”.

Gjatë punimeve të ndara në disa faza, qarkullimi i automjeteve, mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të kryhet sipas planit të lëvizjes si më poshtë:

Gjatë fazës së parë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit veri-jug.

Ndërkaq, do të pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Ferit Stermasi” deri në përfundim të fazës së punimeve. Gjithashtu do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Urani Pano” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së dytë do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Vokshi”. Qarkullimi do të bëhet me dy sense lëvizje dhe drejtimi sipas drejtimit veri-jug.

Do të lejohet akses lëvizjeje hyrje-dalje në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Gjithashtu, do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet qarkullimi sipas drejtimit veri-jug.

Gjatë fazës së tretë ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe”. Qarkullimi do të kryhet me dy sense lëvizje sipas drejtimit jug-veri.

Pezullohen hyrje-daljet në rrugën “Maliq Muço” deri në përfundim të fazës së punimeve.

Pezullohen parkimi në segmentin nga rruga “Urani Pano” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet edhe qarkullimi sipas drejtimit jug-veri.

Në fazën e katërt do të ndalohet qarkullimi në segmentin nga rruga “Dervish Hatixhe” deri në kryqëzimin me rrugën “Asim Voksh”. Qarkullimi do të kruhet me dy sense lëvizjeje sipas drejtimit jug -veri.

Në këtë fazë do të pezullohet parkimi në segmentin nga rruga “Asim Vokshi” deri në kryqëzimin me rrugën “Dervish Hatixhe” ku do të bëhet dhe qarkullimi sipas drejtimit jug -veri.

rehabilitimi Zogu I
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FMN rishikon me rritje ekonominë shqiptare/ Gjatë vitit 2026 parashikohet një rritje me 3.5%, ulet inflacioni

14:24 / October 13, 2026

Nga vezët te qumështi, vaji dhe mielli, të gjitha uljet e produkteve të shportës në “KURSE”

14:54 / October 12, 2026

Në 2027-ën buxheti i Ministrisë së Bujqësisë shkon 180 mln €! Do vijojë kompensimi i TVSH me 10% për fermerët, jepen 32 mln €

18:03 / October 10, 2026

Bordi i Transparencës ul me 2 lekë çmimin e naftës

10:53 / October 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.