Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nis seanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë përballë deputetëve (Emrat)

10:57 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bhrthfrd 770x369 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut është duke zhvilluar një seancë dëgjimore publike në referencë të Vendimit Nr. 3/2022 dt.29.03.2022 “PËR SHPALLJEN E VAKANCËS SË AVOKATIT TË POPULLIT”.

Do të jenë 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.

Ndërkohë që nuk do të jetë e pranishme fizikisht pasi është e infektuar me Covid, Erinda Ballanca , e cila mban aktualisht postin e Avokatit të Popullit, por do të shplosë platformën e saj nëpërmjet një lidhje në Zoom.

Të gjithë kandidatët do të kenë 5 minuta kohë për të shpjeguar pozicionin e tyre dhe platformën për udhëheqjen e këtij institucioni, ndërsa i pari në radhë është ish-Drejtori i policisë së Shtetit, Ahmet Prençi.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=629&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnis seanca degjimore per avokatin e popullit 19 kandidate perballe deputeteve terhiqet nga gara emrat%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb
Hrh

PREZANTIMI I PRENÇIT:

Enkelejd Alibeaj: Qeveria shqiptare a është një shkelëse e lirive dhe të drejtave të njeriut. Nëse po cilët janë tre sektorët e shtetit që shkelin liritë themelore të Shqiptarëve dhe çdo të bëni ju nëse identifikoni këto 3 shkelje nga qeveria në të drejtat e qytetarëve?

Ahmet Prençi: Institucioni i avokatit të popullit është një institucion që monitoron nga afër veprimet e qeverisë dhe gjithë institucioneve ligj zbatuese në vend për shkeljen e të drejtave të qytetareve. për të qenë të vëmendshëm për të hetuar administrivisht të gjitha rastet e shkeljes është detyrë funksionale e Avokatit të Popullit dhe e ka bërë dhe do ta bëjë, për të dalë më pas me raporte për këto shkelje.

Saimir Korreshi: Për shkeljen e lirive të drejtave të njeriut ndodh rëndom dhe gjithë herët në Komisariatet e Policisë. Avokatët  nuk i përfaqësojnë dot, nuk lejohen të hyjnë, çfarë drejtimi do t’i jepni se kjo është shkelje shumë flagrante?

Ahmet Prençi: Është një problem që me pak kohë sa jam në sistem ekziston dhe jo vetëm kur shoqërohet në Komisariat një person. Madje ka raste kur një person që arrestohet në Delvinë, duhet të sillet ne Tiranë dhe privimi i lirisë së tij nis deri atje. Ne do të punojmë që personi që arrestohet të mos privohet nga të drejtat e tij.

Mes 20 kandidatëve që kishin depozituar më herët CV-të në Kuvend janë ish-ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmaili, ish-kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi dhe ish deputeti i PD-së, Sali Shehu.

Në përfundim të afatit janë depozituar kandidaturat si më poshtë:

1.Ahmet Prençi

2.Altin Goxhaj

3-Besim Ndregjoni

4.Bledar Dervishaj

5.Boriana Nikolla

6.Brikena Kasmi

7.Dorian Gjomarkaj

8.Drita Avdyli

9.Endri Papajorgji

10.Ermir Kapedani

11.Erinda Ballanca

12.Evis Fico

13.Ilirjan Rusmali

14.Jordan Daci

15.Jorida Rustemi

16.Laureta Roshi

17.Ledio Braho

18.Lefterije Luzi

19.Sali Shehu

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.