Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nis shpërndarja e vaksinave në vendet e BE-së (VIDEO)

10:31 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina stoku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

KE ka nisur sot operacionin e shpërndarjes së vaksinave në 27 vendet anëtare të BE-së duke u kujdesur që vaksinat të mbërrijnë në destinacion për të filluar procesin brenda datave 27, 28 dhe 29 dhjetor, thuhet në një video në Twitter të KE-së.

Në Greqi menjëherë pas Krishtlindjeve starton operacioni kombëtar “Liria” me vaksinimin fillimisht të stafit mjekësor në spitalet më të mëdha të Athinës dhe liderët politikë të vendit, ndërsa brenda Janarit do të jetë vaksinuar gjithë të punësuarit në spitale, të moshuarit dhe stafi në qendrat për të moshuarit dhe stafi mjekësor i klinikave private.

After being carefully packed, batches of the newly approved #COVID19 vaccine are being dispatched to the 27 🇪🇺 countries.

These vaccines will soon be arriving at their destination to be used during the #EUVaccinationDays on 27, 28 and 29 December. pic.twitter.com/2BZCo6N7vb

— European Commission 🇪🇺 (@EU_Commission) December 24, 2020

Në fazën e dytë, që sipas të dhënave të deritanishme do të realizohet nga shkurti deri në qershor 2021 do të vaksinohen moshat mbi 70, 75, 80, 85 vjeç me apo pa sëmundje anësore, moshat mbi 60 vjeç me sëmundje anësore dhe të gjithë grupmoshat me sëmundje anësore. Pas qershorit, platforma elektronike do të jetë e hapur për moshat mbi 18 vjeç që do të plotësojnë të dhënat për vaksinimin.
Vaksinimi në Greqi do të jetë vullnetar, me prioritet grupet e rrezikshmërisë së lartë. Kontrolli i plotësimit të kritereve bëhet me përdorimin e numrit personal AMKA që lidhet me të dhënat e individëve në sistemin shëndetësor dhe personale-tatimore, në platformën e sistemit shëndetësor për recetat falas, në centralin 13034 ose në platformën e posaçme elektronike me fjalën vaksinë në gjuhën greke ëëë.emvolio.gov.gr.

Vaksinimi në Greqi pritet të fillojë më 27 dhjetor, me një të moshuar dhe një infermiere, ndërsa një ditë më pas do të vaksinohet kryeministri i vendit, Kyriakos Mitsotakis dhe presidente Katerina Sakelaropulu. Ditët e para të Janarit kanë shprehur vullnetin të vaksinohen dhe politikanë të tjerë të vendit.

KE ka theksuar se furnizimi me vaksina në vendet anëtare bëhet sipas kërkesave të qeverive përkatëse, bazuar në numrin e popullsisë, megjithëse në fazën e parë dozat do të jenë në numër të kufizuar. Greqia ka një përqindje të caktuar nga çdo kompani farmaceutike bazuar në popullsinë e vendit, me të drejtën të kërkojë numër shtesë në vijim. Shifrat në vijim mund të ndryshojnë përkohësisht, duke qenë në varësi të kompanive farmaceutike.
Pfizer/BioNTech 4,7 milionë doza
AstraZeneca/Oxford 7,1 milionë doza
Johnson & Johnson 4,7 milionë doza
Sanofi / GSK 4,7 milionë doza
Moderna 1,8 milionë doza
Curevac 5,3 milionë doza
Vetëm ditën e fundit në Greqi humbën jetën 62 pacientë, prej të cilëve 7 në grupmoshat 43-59, pa asnjë sëmundje anësore apo problem tjetër shëndetësor.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Nëse objektivi do ishte elektoral, do i linim siç ishin”/ Ndarja e re Territoriale, Mazniku: Ka bashki të vogla që nuk ia dalin dot

22:54 / October 7, 2026

SHBA/ I mbijetoi injeksionit vdekjeprurës, Christa Pike sëmuret me pneumoni dhe nuk lëviz krahët!

22:39 / October 7, 2026

Ambasada gjermane: “Thellësisht të shqetësuar” pas ndryshimeve në Ligjin për Gjykatën Speciale

22:21 / October 7, 2026

Rubio nga Athina: As koha dhe as distanca nuk mund ta shuajnë borxhin ndaj qytetërimit

21:50 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.