Në këtë 1 shtator nis zbatimi i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, i arritur pak ditë më parë për dokumentet e udhëtimit për shtetasit e të dy vendeve që sjell mosaplikimin e dokumenteve shtesë në hyrje-dalje nga asnjëra anë.
Marrëveshja për heqjen e këtij dokumenti u arrit fundjavën e kaluar. Sipas marrëveshjes qytetarët e dy vendeve e kalojnë kufirin vetëm me mjet identifikues.
Sipas marrëveshjes së arritur të dy vendet kanë lëshuar pe duke hequr dorë nga dokumentet shtesë që ishin aplikuar prej kohësh në Serbi dhe do të lëshoheshin nga Kosova në kuadër të reciprocitetit, në rast të hyrje-daljeve.