Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Nis ulja e tarifave roaming BE-Ballkani Perëndimor – Zyrtarisht, tarifat janë 16 deri 25 herë më të lira se më parë

15:32 / October 2, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
celular
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deklarata për Roaming BE-Ballkani Perëndimor, e nënshkruar në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor 2022, ka hyrë zyrtarisht në fuqi. Lajmi u bë i ditur nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, sipas së cilës, operatorët e telekomunikacionit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, jo vetëm kanë plotësuar kërkesat e deklaratës, por në shumë raste i kanë tejkaluar pritshmëritë.

Duke nisur nga ky muaj, kufiri i çmimit për 1 GB roaming i të dhënave në kuadër të ofertave dhe paketave speciale, në përputhje me Deklaratën e Roaming, nuk duhet t’i kalojë 18 euro, duke e bërë kështu udhëtimin dhe komunikimin mes BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dukshëm më ekonomik.

Në shumë raste, kufiri i çmimit prej 18 euro brenda ofertave dhe paketave speciale shkon edhe shumë më i ulët, deri në 1.6 euro për 1 GB, ndërsa tre operatorë të Ballkanit Perëndimor, krahas çmimeve të paketave të ulura edhe të rregullta, do të operojnë dhe me çmimet sipas modalitetit “pay as you go” (që do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë ekstra, ndërsa udhëton, veçanërisht për udhëtime të shkurtra)

Sipas Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një nga operatorët shqiptarë të telekomunikacionit, krahas shtrirjes së gjurmës për të gjithë operatorët nënshkrues të Deklaratës, për paketa tashmë shumë të favorshme ku 1 GB shkon shumë nën kufirin 18 euro – në disa prej paketave edhe deri në 2.5 euro, prezantoi uljen e pagesës së zakonshme në “pay as you go” dhe është një nga tre operatorët në rajon që e bëjnë këtë.

Çmimi i zakonshëm që para uljes varionte nga 376 në 565 euro për 1 GB, në varësi të vendit të  BE-së ku përdoruesi udhëtonte, tani është ulur me 16 deri në 25 herë, ose nga 93.4 në 95.9% dhe është 23 euro për 1 GB.

Nga Majlinda Bregu/ E kisha premtuar në fjalimet e mia, një vit më parë se çmimet e roaming-ut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të binin bashkë me gjethet e vjeshtës. Nëse dikush kishte ndonjë dyshim, sot s’do të kenë më asnjë arsye, ndaj sot jam e kënaqur që fjalët e mia do të tingëllojnë qetësuese dhe bindëse, për të gjithë. Ky zhvillim historik tashmë po riformëson peizazhin e të dhënave celulare për qytetarët dhe udhëtarët. Suksesi i Deklaratës për Roaming BE-Ballkani Perëndimor është dëshmi e fuqisë së bashkëpunimit rajonal, për ta transformuar, për ta bërë më të lehtë e më të mirë komunikimin mes vendeve, duke përballuar jo pak herë edhe sfida shumë komplekse. Ky moment historik vjen mes tensioneve politike, betejave ekonomike dhe spektrit në rritje të ndryshimeve klimatike në rajon, fakte këto që e përforcojnë edhe më shumë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe euroatlantik. Ndërsa festojmë këtë arritje, duhet të njohim e të vlerësojmë përkushtimin e të gjitha palëve të përfshira, veçanërisht operatorët e telekomunikacionit. Presim një të ardhme ku mund të jemi më të ndërlidhur, më të aksesueshëm me botën digjitale dhe të mund ta bëjmë këtë me çmime të përballueshme nga të gjithë.

Një nga operatorët shqiptarë të telekomunikacionit, krahas shtrirjes së gjurmës për të gjithë operatorët nënshkrues të Deklaratës, për paketa tashmë shumë të favorshme ku 1 GB shkon shumë nën kufirin 18 euro – në disa prej paketave edhe deri në 2.5 euro, prezantoi uljen e pagesës së zakonshme në “pay as you go” dhe është një nga tre operatorët në rajon që e bëjnë këtë. Çmimi i zakonshëm që para uljes varionte nga 376 në 565 euro për një GB, në varësi të vendit të BE-së ku përdoruesi udhëtonte, tani është ulur me 16 deri në 25 herë, ose nga 93.4 në 95.9%, dhe është 23 euro për një. GB .

Modaliteti “pay as you go”, do të thotë se nuk duhet të blesh asnjë paketë, veçanërisht për udhëtime të shkurtra, ku nevojiten dukshëm më pak se 1 GB, kështu që kostoja e komunikimit gjatë udhëtimit në BE mund të jetë gjithashtu shumë më pak se çdo paketë, sikur të ishit në shtëpi. Ne ju këshillojmë të kontrolloni çmimet dhe opsionet e reja me operatorin tuaj të telekomit dhe të kujtojmë se çmimet e roaming brenda vendeve të Ballkanit Perëndimor që nga korriku 2021, kur hyri në fuqi “Roam like home”, janë ulur si të ishit në vendin tuaj, që është gjithashtu një nga arritjet e mëdha të bashkëpunimit rajonal.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.