Qeveria shqiptare ka përfshirë në programin e vaksinimit edhe shtetasit afgan strehuar në vendin tonë. Mësohet se paraditen e kësaj të premteje në Shëngjin ka mbërritur një ekip për të vaksinuar të gjithë personat madhor strehuar atje.

Nga 644 qytetarë afganë mbërritur në Shqipëri ne Shëngjin janë strehuar 435 prej tyre.

Një prej qytetarëve afgan të vaksinuar i tha Top Channel se ishte shumë falenderues qeverisë për vaksinim duke shtuar se ky është një tjetër hap për në të jetuarit të sigurt.

Të gjithë të ardhurit afganë në Shqipëri menjëherë sapo kanë mbërritur i janë nënshtruar testeve për Covid 19.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here