Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nishani nuk i ndahet Bashës: Të japë dorëheqjen se ka dështuar, PD është në krizë

11:06 / May 4, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nishani basha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish Presidenti Bujar Nishani ka kërkuar sërish dorëheqjen e Lulzim Bashës pasi humbi zgjedhjet e 25 prillit duke i sugjeruar edhe dicka që duhet ta përfshijë në fjalimin e tij.

Nishani theksoi në “Breaking” në Top News se humbja në zgjedhje tregoi se Partia Demokratike është në krizë dhe duhet të çlirohet nga tensioni. Edhe Brisida Gjikondi dhe analisti Enton Abilekaj kërkojnë që Basha të mbajë përgjegjësi për gjithçka ka ndodhur.

Nishani: Unë gjithmonë them atë që besoj, mund të mos jetë e drejtë. PD është humbëse e këtyre zgjedhjeve, i ka shkaktuar një kosto politike vendit. Arroganca e qeverisë dhe korrupsioni do të shtohen më shumë. Ka shumë element që duhen analizuar. Ka një situatë emocionale të rëndë brenda strukturave të PD. PD është në krizë dhe duhet të çlirohet nga tensioni. Unë kam eksperienca të gjata në fushatë, hapi i parë për të shtensionuar situatën e ngërçit para partisë, është marrja e përgjegjësisë politike. Është modeli europian, drejt të cilit duam të shkojmë. Jep dorëheqjen. Duhet të thotë ‘përpjekjet e mia ishin të dështuara dhe të pamjaftueshme, dhe i hap rrugë një procesi politik brenda partisë’. Zgjedhja e kryetarit është dytësore, kryesore është hapja e partisë, që të kthehet në një parti demokratike. PD duhet të jetë partia e një spektri të madh njerëzit, të cilët i bashkon ndershmëria dhe demokracia.

Gjikondi: Nuk besoj që Berisha të dalë kaq fuqishëm në krah të Bashës dhe për kompleksin që ka se nuk mund të kthejë mbrapsht atë dështim që ka korrur Basha. Të bëjnë një koordinim, të lënë mënjanë qefmbetjet dhe t’i lënë emër Rilindjes së Partisë Demokratike.

Abilekaj: Basha duhet të mbajë përgjegjësi, nuk është hera e parë që ndodh. Basha të mbajë përgjegjësi, të japë dorëheqjen.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë, shkarkohet edhe Evis Sala! Kushi merr postin e nënkryetares së Kuvendit

18:39 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.