Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Nisi nga një punonjës banke! “Pandora” godet 12 call centera në disa shtete, mes tyre dhe Shqipëria

15:46 / May 2, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 screenshot 8 1714655491
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

EUROPOL ka goditur një tjetër veprimtari kriminale në fushën e mashtrimit kompjuterik, teksa këtë herë janë shkatërruar 12 call centera gjatë një operacioni të koduar “Pandora”. Ky aksion u zhvillua në Gjermani, Shqipëri, Bosnjë-Hercegovinë, Liban dhe Kosovë. Këto qendra u identifikuan si burime të mijëra telefonatave mashtruese në ditë ndërsa punonjësit përdorën një gamë të gjerë taktikash, duke filluar nga thirrjet e rreme deri te mashtrimet bindëse të investimeve.

“Pandora” thuhet se nisi falë një punonjësi të vëmendshëm në një bankë në Freiburg të Gjermanisë, kur një klient u përpoq të tërhiqte mbi 100 mijë euro cash në dhjetor të vitit të kaluar, e në këtë moment punonjësi mësoi se klienti kishte qenë viktimë e një mashtrimi nga oficerë të rremë policie. Sipas EUROPOL-it, personi në fjalë ishte zbuluar se kishte realizuar më shumë se 28 mijë telefonata mashtruese gjatë 48 orëve. Policia më pas krijoi qendrën e saj të thirrjeve për t’u marrë me mashtruesit.

Në përgjithësi, “zyrtarët e qendrës së thirrjeve” kanë arritur të parandalojnë dëme financiare për viktimat në mbi 80 për qind të rasteve, që do të thotë se janë parandaluar dëme në vlerë prej dhjetë milionë eurosh. Ky bashkëpunim ndërkombëtar çoi në arrestimin e 21 të dyshuarve dhe sekuestrimin e parave të gatshme dhe sendeve me vlerë prej një milion eurosh.

Call ceneter Europol
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026

Atentati ndaj Thimjo Rubatit në Sarandë, zbardhen detaje, një nga pistat lidhet me plagosjen e oficerit një ditë më parë

09:09 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.