TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Flamuri i LGBTIQ mbulon shkallët e kryeministrisë, aktivistja-Ramës: 10 vjet në marshin, s’ke ardhur asnjëherë

12:10 / May 21, 2022

Presidenca si Azovstali në Ukrainë, Meta: Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi…

12:09 / May 21, 2022

“The Economist” / Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

11:59 / May 21, 2022

A është feja vija e re ndarëse midis Rusisë dhe perëndimit?

11:55 / May 21, 2022

Meta kritika të forta opozitës: Ka bërë gabime fatale, krime që bëhen një herë në 100 vjet

11:50 / May 21, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Futboll

“Nisi si shaka, por tani ka tjetër impakt”, legjenda holandeze komenton finalen e Tiranës

21:50 / May 13, 20222 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Teksa tifozët e Romës janë të gatshëm që të marrin edhe rrugën e Adriatikut nga Ankona në Durrës për të mbërritur në Tiranë, duke qenë se fluturime nuk ka më, nga ana tjetër klubi holandez ka menduar një alternativë për tifozët e tij.

Çmimet e larta të biletave për të ndjekur nga afër finalen e Ligës së Konferencës që po qarkullojnë në rrjetet sociale në Holandë kanë bërë që klubi i Fejnordit të vendosin në dispozicion stadiumin “De Kuip”.

Rreth 3500- 4000 mijë bileta janë shpërndarë për holandezët, kështu që në pamundësi për të ndjekur finalen nga afër, mbështetësit do të mblidhen të gjithë bashkë në stadiumin 48-mijëvendësh, ku do të vendosen katër ekrane gjigante që do të transmetojë ndeshjen. Do të ketë edhe këngëtarë të ftuar për ta kthyer në një festë atë ditë. Kjo taktikë vjen edhe si një masë e marrë që tani, duke mos rrezikuar një përplasje tjetër, pasi marrëdhëniet mes tifozëve të të dyja skuadrave nuk janë të mira.

RUD GULIT – Përveç Françesko Totit që e konfirmoi edhe përballë gazetarëve praninë në finalen e Tiranës, shumë personalitete të botës së futbollit pritet që të jenë të ftuar në këtë event. Emra si Robin van Persi, që është i lidhur me klubin e Fejnordit, apo edhe ishfutbollistë të njohur, tashmë në rolin e trajnerit, si Xhenaro Gatuzo, që ka vizituar edhe më herët Tiranën.

Ndërkohë që klubi i Fejnodit kthehet në një finale europiane pas 21 vitesh dhe kjo nuk mund të mos komentohej edhe nga një legjendë holandeze që me shumë mundësi do të jetë në Tiranë, Rud Gulit, fituesi i “Topit të Artë” në 1987 dhe ish-lojtari që bëri histori me Milanin dhe Holandën.

Gulit shprehet se në fillim Liga e Konferencës nisi me shaka, por me këto skuadra në finale dhe teknikun Murinjo, mori një impakt të tillë: “Në fillim, Liga e Konferencës u pa një si një shaka, një turne i të vegjëlve.

Kur shikon se kush ka ardhur në fazën finale, me këto skuadra të mëdha, dhe kur shikon gjithë ata lojtarë dhe trajnerë të mëdhenj që duan ta fitojnë këtë trofe, atëherë ka një impakt. Shumë mund të mos e pëlqejnë lojën që bën Murinjo pa ai pa dyshim është një trajner i madh. Slot i Fejnordit është ndryshe, analizon shumë kundërshtarin dhe tregohet i kujdesshëm”, përfundoi fjalën e tij për “De Telegraaf” Rud Gulit.

gulit impakt Shaka tiranes
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Zbrapset Investcorp, Milani do të shitet brenda majit për 1.8 miliardë dollarë tek…

14:31 / May 20, 2022

Çmendet Al-Khelaifi dhe i ofron Mbappesë një super kontratë të re, tronditet Reali

12:06 / May 20, 2022

Stadiumi i ri i Realit do të presë edhe evente jo futbollistike, pritet që klubi të arkëtojë të ardhura marramendëse

11:04 / May 20, 2022

Foto/ Armando Broja kërkohet me ngulm nga klubi i madh italian

10:11 / May 20, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Kryesoret

Flamuri i LGBTIQ mbulon shkallët e kryeministrisë, aktivistja-Ramës: 10 vjet në marshin, s’ke ardhur asnjëherë

12:10 / May 21, 2022

Meta kritika të forta opozitës: Ka bërë gabime fatale, krime që bëhen një herë në 100 vjet

11:50 / May 21, 2022

Agron Llakaj flet për raportet e prishura me Altin Bashën dhe aktoren shqiptare që ka qenë ‘i fiksuar’

11:28 / May 21, 2022

Me statusin “bashkëpunëtor i drejtësisë, Nuredi Dumani lihet “arrest me burg” në spital

11:12 / May 21, 2022
Te fundit

Flamuri i LGBTIQ mbulon shkallët e kryeministrisë, aktivistja-Ramës: 10 vjet në marshin, s’ke ardhur asnjëherë

12:10 / May 21, 2022

Presidenca si Azovstali në Ukrainë, Meta: Ka qenë kështjellë e rrethuar nga pjellat më të pabesa të këtij vendi…

12:09 / May 21, 2022

“The Economist” / Tre skenarët për fundin e luftës në Ukrainë

11:59 / May 21, 2022

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

Marketing
Tirana News
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.