Një 58-vjeçar ka rënë prangat e policisë së Lushnjes, pasi po përpiqej të ndizte zjarr për të djegur kabllot me qëllim përfitimin e bakrit, por si pasojë e përhapjes së flakëve, zjarri ka djegur edhe zonën përgjatë shinave të linjës hekurudhore.
Uniformat blu kanë mundur të ndërhyjnë në kohë, si për të neutralizuar flakët, por edhe për arrestimin e qytetarit që shkaktoi zjarrin.
Gjatë këtij sezoni, njofton Policia, janë proceduar penalisht 27 shtetas, nga të cilët, 8 janë vënë në pranga dhe 19 janë proceduar në gjendje të lirë, vetëm në qarkun e Fierit.