Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nisin aktivitetet kulturore te “Sarajet e Toptanëve”, promovohet “Tokë e premtuar” e Barack Obama-s

22:25 / October 28, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sarajeet1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Tokë e premtuar”, vëllimi i parë i biografisë presidenciale të Barack Obama-s mblodhi këtë të enjte në mbrëmje në “Sarajet e Toptanëve”, ish-rezidenca e parë amerikane në Shqipëri, personalitete të artit, kulturës, gazetarisë dhe politikës.

Në ceremoninë e promovimit të librit të Presidentit të 44-t të Shteteve të Bashkuara, organizuar në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se ky është vetëm sipari i aktiviteteve të këtij niveli në godinën që sapo mori pronësinë e plotë publike.

“Më vjen mirë që kjo ndërtesë, e cila sot ka aktivitetin e parë publik si pronë publike, do të jetë një mundësi e hapur për të parë se si ne mund të ruajmë ato gjurmë të qytetit që janë realisht të vlerësuara nga Instituti i Monumenteve të Kulturës si ndërtesa me vlera. Ndoshta 2500 shtëpi të mbrojtura ne nuk mund t’i shpronësojmë, pasi nuk ka kurrë një buxhet të tillë, por unë besoj që në interesin publik ky është një çmim që ia vlen. Shpronësimi tjetër do të jetë ish-Instituti i Histori-Gjeografisë, apo siç njihet ndryshe, “Shtëpia e Libohovidëve” që është ngjitur me pjesën e Kalasë, tashmë e restauruar nga Bashkia e Tiranës dhe më vjen mirë që më në fund do të kemi disa elementë në zemër të qytetit që do të ruhen nga shteti, jo vetëm me një pllakatë, por edhe me fonde, menaxhim dhe mirëmbajtje publike”, u shpreh Veliaj.

Në vëllimin e parë të memuarit të tij presidencial, Barak Obama rrëfen historinë e odisesë së tij të pamendueshme, nga koha kur ishte djalosh që kërkonte të gjente veten, deri kur u bë udhëheqësi i botës së lirë, duke përshkruar me detaje tejet personale si edukimin e tij politik, ashtu edhe momente të shënuara të mandatit të tij të parë të presidencës së tij historike, një kohë ndryshimesh dhe turbullirash dramatike. Obama i tërheq lexuesit në një udhëtim marramendës që nga aspiratat e tij më të hershme politike, tek pika e rëndësishme e kthesës, fitorja e vyer në asambletë zgjedhore në Ajova që tregoi fuqinë e aktivizmit kokë më kokë me njerëzit, tek nata vendimtare e 4 nëntorit 2008, kur u zgjodh Presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara, duke u bërë kështu i pari afro-amerikan që merrte postin më të lartë të vendit. Duke reflektuar për presidencën e tij, ai ofron një shqyrtim të veçantë dhe të thellë si të fuqisë mahnitëse të Presidentit, ashtu edhe të kufizimeve të saj, si dhe vëzhgime autentike të dinamikave të politikës partiake të Shteteve të Bashkuara dhe diplomacisë botërore.

obama

aktivitete obama Sarajet e Toptanëve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E turpshme nga izraelitët në “Arenën Kombëtare”, autori i golit provokon tifozët shqiptarë, përplaset menjëherë me Hysajn

22:40 / June 3, 2026

Shqipëri-Izrael/ Kërkohet goli i parë në miqësore, nis pjesa e dytë e takimit

21:40 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

Ilir Meta lë sërish qelinë për të pritur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të atit

11:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.