Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisin hetimet për Flamur Nokën, 7 të arrestuar në disa zona. Deri në 17:00 votuan 38.42% e zgjedhësve

17:30 / May 11, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shqiperia voton 2025 1024x575 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Votimi nisi në 07:00 në gjithë vendin dhe mbyllet në 19:00. Procesi vijon normalisht, pa probleme. Të drejtën e votës të dielën e kanë 3,713,761 shtetas shqiptarë, brenda e jashtë vendit. Komisioni Rregullator do të vendos nëse do ketë shtyrje të orarit të votimit në qarkun e Vlorës, ku rrugët janë bllokuar për shkak të Giro d’Italia. PS kërkon shtyrjen, PD kundër.

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka marrë vendimin që të shkarkojë të gjithë vëzhguesit e partive. Sipas këtij vendimi në Qendrën e Votimit në Vorë nuk lejohet asnjë vëzhgues partie, përveç mediave dhe ndërkombëtarëve. Ky akt i Celibashit vjen pas tensioneve dhe përplasjeve në QV e Vorës. Sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka u përfshi në një debat të ashpër me qytetarët e zonës së bashkë me deputeten Albana Vokshi.

Sakaq, për Flamur Nokën ka nisur hetimet. ”Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, pasi komunikimit me Prokurorin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. N, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, për veprën penale “Kanosja/dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje. Procedimi në gjendje të lirë nisi pasi në bazë të kallëzimeve të shtetasve Xh. A., 29 vjeç dhe M. D., 33 vjeç, ky shtetas ditën e sotme, në Vorë, i ka penguar dhe kanosur për të ushtruar të drejtën e votimit”.

Thirrjet që shqiptarët të dalin në votime

Drejtuesi politik i PD në qarkun Berat, Eno Bozdo bën thirrje për një pjesëmarrje më të gjerë në votime, pasi sikurse në të gjithë Shqipërinë, edhe qarku i Beratit numëron një shifër të ulët të votuesve. Edhe pse pas dy orëve mbyllet dhe zyrtarisht procesi i votimit në 277 qendrat e votimit në qarkun e Beratit, sipas të dhënave të fundit nga KQZ, deri në orën 15:00 ka qenë 28%.

Zëdhënësja e Partisë Socialiste, Silda Çepe u shpreh se 11 maji është dita e shqiptarëve e për këtë duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. “Sot është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë ne, për vendin tonë. Sot të gjithë ne kemi një mundësi, që vjen vetëm një herë në katër vjet, për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë, të familjeve tona, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Vota juaj në këto zgjedhje është më e rëndësishme se kurrë. Përmes saj ju do të vendosni se në ç’drejtim do të ecë Shqipëria jonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë: shkoni të votoni. Vendosni ju vetë për Shqipërinë që dëshironi për veten, për familjet dhe për fëmijët. Mos e lini këtë moment historik të kalojë pa zërin tuaj. 11 maji është dita juaj. Shqipëria ka nevojë për vendimin tuaj”, tha ajo.

Arrestimet

Ka shkuar në 7 numri i personave të arrestuar për fotografim të votës.

Pas rastit të parë të një 56-vjeçare në Elbasan Majlinda Cani, dhe më pas një gruaje tjetër po 56-vjeçe policia njofton se ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, një 57-vjeçar dhe një 28-vjeçar, respektivisht Hasan Doka dhe Redion Lelo.

Një tjetër i prangosur është Renato Feri, 34-vjeçar, ish-punonjës policie.

Në Gjirokastër, strukturat e Posaçme për Hetimin e Krimeve Zgjedhore arrestuan një 30-vjeçar nga Këlcyra pasi dyshohet se ka fotografuar fletën e votimit.

Ndërkohë në Fshatin Spathar të Librazhdit, u arrestua edhe një 43-vjeçar tjetër për fotografim vote dhe më pas iu sekuestrua celulari.

11 maj PD PS zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026

Aplikimet për universitet nisin më 27 korrik, maturantët kanë gjashtë ditë për të zgjedhur degët

22:17 / July 21, 2026

Pas Ministrit të Mbrojtjes, Zelensky ndryshon edhe drejtimin e ushtrisë

22:09 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.