Ditën e hënën nisin punimet në aksin rrugor “Katër rrugët” – Rrashbull, një rrugë e amortizuar prej kohësh.

Sipas kryetarit të bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ky segment rrugor do të rehabilitohet me asfaltim dhe sinjalistikë të re.
Kjo patjetër që përbën një lehtësim për të gjithë banorët në lëvizjet e tyre të përditshme.

Ai falenderon Kryeministrin Edi Rama për gjithë mbështetjen e vazhdueshme ndaj qytetit të Shijakut, gjithashtu Qeverinë Shqiptare dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar për bashkëpunimin e frytshëm, për këtë investim tejet të nevojshëm për të gjithë banorët e Shijakut dhe jo vetëm.

“Detyrimi ynë moral është të përmbushim çdo pritshmëri që lehtëson jetën e qytetarëve.
Me vullnet të mirë dhe me përgjegjësi sociale ndaj çdo komuniteti, së bashku mund të kalojmë çdo sfidë për të përmirësuar qytetin.”- shprehet Arbana.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here