Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nisin punimet për autostradën e re Elbasan-Rrogozhinë, Balluku: Pjesë e rëndësishme e Korridorit VIII

17:12 / January 27, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2025 01 27 at 16.53.46
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elbasan-Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, është kantieri i radhës ku tashmë kanë nisur punimet për të ofruar një aks të ri rrugor, me kushte e standarde të larta. Puna ka nisur me 18 kilometrat e parë, Elbasan-Papër-Ura e Grykshit, dhe brenda pak javëve është avancuar ndjeshëm. Segmenti shtrihet përgjatë luginës së lumit Shkumbin, ku janë kryer punime për gërmimin e trupit të rrugës, në një gjatësi prej 980 ml, si dhe njëkohësisht edhe për ndërtimin e mureve gabion përfshi edhe punime për bazamentet e tombinove.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër punimet në këtë kantier. Drejtori Gjyli bëri të ditur se punimet kanë nisur në dhjetor të vitit të kaluar dhe deri më tani janë realizuar afro 5.2% e volumeve fizike. Nuk janë evidentuar problematika ose pengesa për të ndikuar në ecurinë e punimeve.

Ky aks do të jetë i kategorisë A, autostradë ndërurbane kryesore, me shpejtësi të lartë lëvizjeje, duke ofruar kështu kushte të larta sigurie. “Kjo është pjesa e parë, faza e parë e këtij projekti nga Elbasani në drejtim të Rrogozhinës, një projekt i cili do të jetë prej 40 kilometrash dhe për më tepër bëhet fjalë për një tjetër autostradë të kategorisë A në Republikën e Shqipërisë, që plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret europiane të lëvizjes, por që nga ana tjetër është një nga Korridoret më të rëndësishme paneuropiane që përshkon Shqipërinë”, sqaroi Balluku.

Pothuajse i gjithë aksi do të jetë në një gjurmë të re, duke mos krijuar kështu asnjë problematikë në lëvizjen e automjeteve gjithë kohës kur do të kryhen punimet. Gjithashtu, ky aks do të lidhet edhe me autostradat e tjera që po ndërtohen, Kashar-Lekaj apo bypass-in e Elbasanit.

“Ne duhet të kemi parasysh gjithashtu që Korridori i VIII ka një ndikim shumë të madh edhe në operimet e portit të ri të Porto Romanos, pasi ai do të jetë një port që nuk do ti shërbejë vetëm Shqipërisë, por do ti shërbejë edhe Maqedonisë së Veriut, përmes një porti që fillimisht u dizenjua nga pala e Maqedonisë së Veriut të ishte në Strug, por tashmë me vendimin e qeverisë së re është vendosur që të spostohet dhe të jetë në kryeqytet, në Shkup. Kështu që ky Korridor do të shërbejë edhe në volume komericale të portit të ri, ndaj ka rëndësi të veçantë”, nënvizoi Balluku. Aksi rrugor Elbasan-Rrogozhinë ka një gjatësi prej 40 kilometrash. Projekti parashikon ndërtimin e një autostrade të kategorisë A me shpejtësi lëvizjeje 130 km/orë.

belinda balluku Elbasan-Rrogozhine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sot gjyqi në themel për ish-çiftin, Monika Kryemadhi mbërrin në GJKKO me bluzën me mbishkrimin: Një ditë e mrekullueshme

10:38 / July 9, 2026

“Në Shqipëri, anti-Trumpistët po përplasen me Presidentin e SHBA”/ Protestat në Tiranë, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga turma

10:12 / July 9, 2026

Ilir Meta sot para GJKKO-së, ish-presidenti kërkon 134 dëshmitarë në GJKKO

09:47 / July 9, 2026

Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran:BBC: Lufta nxehet, por nafta e ruan qetësinë për momentin

09:19 / July 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.