Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Nisin shkarkimet e kontrolluara në kaskadën e lumit Drin

21:40 / February 16, 20261 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lumi drin
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të hënë, 16 shkurt, kanë nisur shkarkimet e kontrolluara nga hidrocentralet në kaskadën e lumit Drin, pra Fierzë, Koman dhe Vau i Dejës.

Sipas njoftimit të Korporatës Elektroenergjike Shqiptare (KESH), përgjatë pasdiotes është vënë re rritje e niveleve të lumenjve Drin, Bunë, por dhe të Liqenit të Shkodrës. Arsyeja qëndron tek reshjet dhe rritjes së temperaturave.

Pritet që të ketë rritje të mëtejshme të niveleve të lumenjve, veçanërisht në territorin e Nënshkodrës.

Sakaq, sipas Bashkisë Shkodër, kjo e fundit ka marrë masat e nevojshme për menaxhimin e situatës në bashkëpunim me strukturat e emergjencave civile.

Sipas sinoptikanëve, shkurti i këtij viti është nën kushte atmosferike jo normale për muajin, me shumë reshje dhe i ngrohtë, ndërsa përgjithësisht karakterizohet nga një mot i thatë dhe i ftohtë.

Parashikohej ndërprerja e shiut ditën e hënë, për t’u rikthyer me intensitet më të lartë të martën. Madje disa qarqe rrezikojnë sërish përmbytje, përfshirë këtu dhe Shkodrën.

Intensiteti i reshjeve pritet të ulet pas ditës së mërkurë. Ndërsa duke filluar nga data 20 shkurt, në vend rikthehet moti me diell, por temperaturat do të ulen ndjeshëm. Në ditët e fundit të shkurtit termometri zbret disa gradë nën zero.

drin kaskada lumi Shkarkime te kontrolluara
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Molotovi djeg policin/ Kolegët e shuajnë zjarrin në trupin e tij

18:31 / October 17, 2026

Protestuesit i vënë flakën murit rrethues të godinës së Autoritetit të Sigurisë Kibernetike

17:55 / October 17, 2026

Protestuesit fusin një automjet në bulevard, e shkatërrojnë dhe i vënë flakën. Policia tërhiqet me shpejtësi

16:55 / October 17, 2026

“Thirrje të dhunshme në rrjetet sociale”, Hita: Policia do veprojë me forcën e ligjit. Ç’thotë për plumbat e gomës

16:47 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.