Në listën me 140 emra në Tiranë nuk kanë munguar emrat të cilët kanë qenë deputetë në zgjedhjet e 2017 por listës i janë shtuar edhe emra që gjatë kohëve të fundit në rrjete sociale apo në debate televizive kanë dalë në mbrojtje të Partisë Demokratike.
Një nga ata është edhe emri i gazetarit dhe analistit të njohur Vehap Kola. Por një lëvizje surprizë ka ardhur nga ai pasi, gazetari tha se ai nuk është bërë pjesë e ndonjë partie politike.
Kola tha se nuk do e vazhdojë këtë garë. “Nuk kam hyrë në asnjë parti. Nuk jam anëtar i ndonjë partie. Më ka propozuar anëtarësia e PD. Jam akoma kandidat. Nuk do ta vazhdoj garën pasi nuk kam qëllim të bëhem deputet. E kam marrë vendimin, nuk do ta vazhdoj këtë garë. Nuk besoj se kam një begraund të mjaftueshëm për të hyrë në politikën aktive, pasi kam qenë më shumë kritik i politikës. Nuk besoj se jam gati,” tha ai në një studio televizive.