Regjisori Robert Budina dhe gazetari Alban Dudushi, janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në emisionin “Open”
Budina, si pjesëtar i nismës “edhe unë”, pra i një grupimi që ka bërë të ditur se nuk do të lejojë mbajtjen e zgjedhjeve, ka nisur të shpjegojë arsyet e nismës së tyre, duke ju referuar edhe nismës studentore. Por Alban Dudushi i ka përmendur faktin se studentët në vitin 1990 “nuk ishin për të ardhur në pushtet me dhunë, por me votë dhe kështu ndodhi dhe kështu duhet të ndodhë”.
