KreuKryesoreNismëtar i lëvizjes së dhjetorit ’90, Bledi Gonxhe zbulon arsyen pse u...

Nismëtar i lëvizjes së dhjetorit ’90, Bledi Gonxhe zbulon arsyen pse u largua: PD lindi fëmijë i vdekur

Blendi Gonxhe, një nga nismëtarët dhe drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit ’90, u shpreh se ajo që kishte lindur si partia e parë opozitare në vend, kishte lindur një fëmijë i vdekur. Sipas tij, në janar ai dhe persona të tjerë u larguan nga kjo forcë politike, për standardin moral dhe demokracinë e brendshme.

“Pse nuk patëm më shumë kurajo? Pse nuk debatuam me shumë? Pse nuk kërkuam më shumë?”, tha Blendi Gonxhe në emisionin “Drejt”. Kur foli për Partinë Demokratike, ai u shpreh:

“Keqardhje ndiej, që ajo qe pasoi siç e tha Trebeshina në ditët e para, deri diku ishte një femijë i lindur i vdekur. Une nuk e them dot me garanci. Unë nuk kam as tagrin as zërin që të jap një verdikt të tillë por për shumë njerëz që prisnin nga ky transformim ishte një fëmijë i vdekur.

Ajo forcë e parë e opozitës së parë nuk ishte ajo që duhej. Kjo bëri që ne ditet e para të janarit unë dhe disa të tjere të shkëputeshim menjeherë se nuk mund të shikonim që forca e parë opozites kishte atë standard moral, atë standard si funksiononte demokracia e brendshme e si filluan zhvillimet e brendshme e deri tek greva studentore. Unë kam shumë pikëpyetje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

spot_img