Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Nivel rekord i krimeve të ekstremit të djathtë në Gjermani

10:45 / January 7, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
0 2025 01 07T094331
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Brendshme gjermane ka regjistruar vitin e kaluar një rekord të veprave kriminale të ekstremistëve të djathtë.

Sipas një raporti mediatik, numri i krimeve të ekstremistëve të djathtë në Gjermani arriti nivel të ri rekord, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, në pyetjen e deputetëve nga e Majtanë Bundestag. Deri me 30 nëntor 2024 janë regjistruar 33.963 vepra kriminale nga krahu i djathtë ekstrem, thuhet në raport. Shifra përfundimtare pritet të prezantohet nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në maj 2025. Dyshohet se shifrat do të jenë edhe më të larta, për shkak të krimeve të kryera në dhjetor dhe regjistrimeve të vonuara.

Krimet e propagandës

Në vitin 2023, BKA regjistroi gjithsej 28.945 krime politike të motivuara nga ekstremistët e djathtë. Ndërsa në vitin 2024, numri i krimeve është rritur me të paktën 17,34 për qind. Nga pothuajse 34.000 krime të regjistruara, 1.136 ishin krime të dhunshme. Ndërsa përqindja më e madhe e krimeve në vitin 2024 ishin krime të propagandës (21.311 raste) dhe nxitje dhune (5.097). Policia ka regjistruar edhe 1.942 raste të dëmtimit të pronës.

Deputetja nga e Majta dhe ekspertja e ekstremizmit të djathtë Martina Renner foli për një zhvillim alarmues. “Numrat janë rritur vazhdimisht me 20 deri në 25 për qind në vitet e fundit. Nuk ka masa drastike të politikës së brendshme për të ndaluar këtë zhvillim të rrezikshëm”, tha Renner për RND. Shumica e autorëve të dhunshëm janë të rritur, megjithëse edhe përqindja e dhunuesve të rinj është rritur kohët e fundit.

“Nëse nuk duam të mësohemi me më shumë se 3.000 krime të kryera nga neo-nazistët në muaj, duhet të merren masa”, tha Renner.

gjermani
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.