Një vit i mbarë për Miriam Canin 2019-ta, teksa i solli dhuratën më të bukur, pritjen e bebushit numër dy.
Në një rrëfim për revista “Who”, këngëtarja ka treguar si po e përjeton pritjen e ëmbël dhe projektet për vitin 2020.
“Emocionet janë po aq të mëdha si herën e parë. Këtë herë presim një djalë ndaj dhe janë emocione të reja dhe të paprovuara më parë. Ndihemi të bekuar. Të dy jemi lumturuar pa masë. Çfarë do që të ishte për ne është bekim dhe dhuratë e Zotit, por fakti që do kemi tani një vajzë dhe një djalë në shtëpi është një lumturi shumë e madhe dhe vërtet gjithçka që mund të ëndërronim. Për Albanin do bëhet pa diskutim një shok shumë i mirë ashtu siç është bërë shoqe Ameli tashmë për mua”- tregon Miriam.

Ajo thotë se kanë menduar një emër për të voglin, por që nuk do e tregojnë derisa të binden plotësisht. “E kemi menduar! Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin (buzëqesh). Kemi dhe disa opsione të tjerë, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht”, thotë Miriam.

Ashtu si për Amelin dhe për të voglin dyshja e famshme e këngëtarëve mund ti dedikojë djalit një këngë pas lindjes, por Miriam thotë se do shihet me kohën. Madje ajo thotë se shtatzënia e ka frymëzuar për shumë projekte të reja në 2020, por që do të jenë surprizë nga ana e saj.

