Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Një agjenci lajmesh që drejtohet nga femrat sfidon Erdogan, alarmohet qeveria turke

23:59 / December 23, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erdogan 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në vend është e nevojshme një fjalë e lirë ku të raportohen çështjet e grave dhe të drejtat e njeriut. Në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, një agjenci lajmesh e përbërë tërësisht nga gra po jep një shembull të tillë duke qenë më pranë qytetarëve nën moton, “Në rrugën e së vërtetës, me penën e një gruaje”. Por agjencia e re “JIN News” po vihet gjithnjë e më shumë në shënjestër nga qeveria, e cila pretendon nga ana e saj se po lufton terrorizmin. Agjencia JIN News e përbërë vetëm nga gra, kërkon të ekspozojë shfrytëzimin dhe dhunën me të cilën përballen gratë.

“JIN News po bën gazetari kudo ku janë gratë, duke ndjekur çdo aspekt të jetës së tyre, me synimin për ta bërë punën e grave të dukshme dhe duke u siguruar atyre një platformë për të shprehur pikëpamjet e tyre”, thotë Gulsen Kocuk redaktore në agjencinë JIN News.

Agjencia e ka bazën në juglindjen me shumicë kurde të Turqisë, qendra e një kryengritjeje prej disa dekadash nga anëtarët e grupit etnik më të madh të vendit.

Me raportimet mbi abuzimet e pretenduara të të drejtave të njeriut nga forcat e sigurisë ndaj grave, përfshirë përdhunimin, agjencia është vërë në shënjestër nga qeveria dhe akuzohet nga autoritetet për propagandë terroriste.

“Kemi përjetuar shumë keqtrajtime që vinin në shënjestër gazetaret, si arrestime, ndalime, bastisje zyrash dhe konfiskim të pajisjeve tona teknike. Pothuajse 20 nga koleget tona kanë qenë disa herë në burg”, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.

Autoritetet kanë mbyllur faqen e internetit të agjencisë të paktën dhjetë herë.

Çdo herë, ajo rihapet me një emër tjetër.

Turqia këtë muaj u rendit si vendi i dytë më i keq në botë për burgosjen e gazetarëve.

Por nuk është vetëm raportimi i temave të debatueshme që e vë agjencinë JIN në shënjestër të qeverisë.

“Ato nuk trajtohen si gazetare. Ato trajtohen si terroriste dhe ky është problemi. Qeveria nuk e kupton se ato gëzojnë të drejtën të bëjnë gazetari objektive në rajon. Arsyeja tjetër? Vitin e fundit, kemi parë një padrejtësi të theksuar nga zyrtarët qeveritarë ndaj aktivizmit për të drejtat e grave”, thotë Emma Sinclair-Web, hulumtuese me organizatën Human Rights Watch.

Lëvizjet për të drejtat e grave në të gjithë Turqinë janë bërë një nga sfidat më të zëshme ndaj qeverisë, e cila po përpiqet të kufizojë të drejtat gjinore të fituara me vështirësi ndërsa ka bërë thirrje për t’u tërhequr nga një konventë ndërkombëtare për të drejtat e grave.

Pavarësisht nga kërcënimi i sulmeve të policisë, agjencia JIN News nuk po tërhiqet.

“Frika as që na shkon në mendje. Sigurisht ne duam të jemi në gjendje të shkruajmë në një ambient më të sigurt. Por nëse mbron shtypin e lirë, nuk duhet të ketë vend për frikë, pasi frika të bën të mbetesh mbrapa“, thotë redaktorja Gulsen Kocuk.

Por me qeverinë që pretendon se Turqia po përballet me kërcënime të papara dhe premton se nuk do të bëjë asnjë lëshim në luftën e saj kundër terrorizmit, për agjencinë e lajmeve JIN, beteja e saj për të sjellë perspektivën e grave në gazetari do të jetë një rrugë e gjatë.

agjenci alarmohet Femrat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.