Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Një AKU irlandeze për sigurinë ushqimore në Shqipëri

10:04 / January 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
aku cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i MBZHR-së Bledi Çuçi bën të ditur se Bashkimi Europian do të investojë një projekt 4-vjeçar në mbështetje të sigurisë ushqimore, veterinarisë dhe standardeve fitosanitare në Shqipëri.

Çuçi është takuar me kreun e AKU Irlandeze, institucioni i dytë në botë me standardet më të larta për sigurinë ushqimore.

“Sot prita në takim z.Ray Ellard, drejtor i Autoritetit të Sigurisë Ushqimore në Irlandë. Ky institucion është një nga më të njohurit në botë kur vjen fjala tek siguria ushqimore. Diskutuam për modelin organizativ të sigurisë ushqimore dhe shërbimit veterinar në Irlandë, me qëllim zbatimin në vendin tonë të praktikave më të mira në këtë drejtim. Ministria e Bujqësisë, AKU dhe ISUV do të bashkëpunojnë ngushtësisht me këtë institucion, si dhe homologët nga Finlanda që janë pjesë e konsorciumit për zbatimin e projektit me kohëzgjatje 4-vjeçare. Ne kemi shumë për të mësuar nga historitë e tyre të suksesit dhe natyrisht nuk duhet të përsërisim dështimet”, thotë ministri Çuçi, duke theksuar gjithashtu se siguria ushqimore mbetet një prioritet i padiskutueshëm për institucionin që ai drejton. Ministri i ri i Bujqësisë paralajmëron gjithashtu zero tolerencë për këdo që abuzon me sigurinë ushqimore.

Projekti në fjalë do të ndihmojë edhe në përafrimin e standardeve të sigurisë ushqimore me ato të vendeve të BE-së.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme në Tiranë, plagosen dy policë/ Procedohen penalisht 24 protestues

12:32 / November 18, 2026

Rama: Biznesi i vogël nuk do të tatohet deri në vitin 2029, ndryshime në taksën e qarkullimit dhe TVSH-në

12:28 / November 18, 2026

Rama në Kuvend: Opozita, hapëse gropash. Historia do flasë për ne si ndërtues të Shqipërisë europiane

11:24 / November 18, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027 në Kuvend: 200 milionë euro buxhet vetëm për pensionistët. 40 milionë euro për indeksimin

11:21 / November 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.