TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Java e 19 e Superligës, sfidë delikate për Kukësin

11:09 / January 29, 2023

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

10 gola te Marseja, tifozët e Interit “qajnë” largimin e Alexis Sanchez

10:23 / January 29, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
OPED

Një amerikan “tradhtar” dhe një operativ që paska sfiduar dhe Xhorxh Sorosin kundër Berishës!

20:51 / January 24, 20235 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Nga Mero Baze

Më në fund Berisha e gjeti një mënyrë si ta vërë në siklet SHBA me dashurinë e tij. Ka 24 orë qyshkur lajmi për arrestimin e zyrtarit të lart të FBI ka dalë në rrjet, që po mbron SHBA nga Edi Rama. Po i tregon SHBA që këta të dy kanë qenë miq, dhe mbi të gjitha që këta të dy e kanë prishur SHBA me Berishën, se nuk do ishin prishur kurrë.

SHBA ka arrestuar një nga zyrtarët më të lart të FBI për thyerje të sanksioneve, duke ndihmuar një oligark rus. Zyrtari në fjalë ka pasur një udhëtim në Tiranë dhe një takim me kryeministrin Edi Rama, që ky i fundit e konfirmon, por që nuk ka lidhje me pjesën tjetër të jetës dhe punës së këtij zyrtari.

Zyrtari i FBI u ka thënë prokurorëve se ka lobuar që Edi Rama të mos i japë licencë për zbulim nafte një kompanie guaskë që ka fije lidhëse me Rusinë. Lobimi në një kohë që ky ka qenë ende në punë, konsiderohet konflikt interesi.

Kjo është pjesa zyrtare e historisë, e cila është dramatike për fatin dhe karrierën e këtij zyrtari të lartë të FBI, pasi është arrestuar. Por në Shqipëri ka një zgjatim komik dhe zbavitës.

Për Sali Berishën ky “tradhtari” i FBI ka ardhur në Shqipëri të shkatërrojë marrëdhëniet e Berishës me SHBA. Dhe kujdes! Jo vetëm që ka futur në armiqësi Berishën me SHBA, por ka fshehur dhe paratë ruse të Lulit (që mos i gëzoftë o zot!)

Pra Berisha e do këtë zyrtarin e FBI edhe mik të Ramës, edhe të Lulit, edhe tradhtar të SHBA.

Gazmend Bardhi nga ana e vet nuk e ka lënë rastin ti ikë kot. E ka çuar me urgjencë padinë në SPAK për hetimin e Ramës, pasi me këtë tipin ka shumë mundësi të jenë shpikur paratë e lobit rus, që e akuzon Berisha dhe Rama. Pra ai do të gjejë lidhjen Rama- Berisha me këtë tradhtar të SHBA. Dhe nuk ështe se nuk ka gjurmë.

Po në fakt përse ka ardhru në Tiranë zyrtari i FBI dhe kush janë miqtë e tij?

Sipas të dhënave zyrtare, ish- zyrtari i FBI ka ardhur në Tiranë për të bashkëpunuar me Shefqet Dizdarin, një avokat nga Tropoja, mik i Berishës dhe PD, pronar i një kompanie shfrytëzimi nafte, licensuar nga Berisha në kohën e fundit kur ishte në pushtet.

Bashkëpunëtori tjetër i këtij “tradhtari” është Agron Neza, i cili ka qenë vërtet student i shkollës së Sigurimit në fund të viteve tetëdhjetë, por që në vitin 1990 u bë badigard vullnetar i Azemit dhe Berishës. E njoh personalisht mes të tjerash se është vëllai i Agim Nezës, ish- kolegut tonë të ndjerë gazetar që nuk jeton më.

Agron Neza është biznemen në SHBA . Shefqet Dizdari është në Tiranë në punë të vet. Zyrtari i FBI është para drejtësisë për lekë të padeklaruara, mes të tjerash edhe të ardhura nga biznesi i tyre i përbashkët. Kaq është e gjithë fabula.

Tani Berishës i duhet që ky bashkëpunimi mes këtij ish- zyrtarit të FBI dhe dy tropojanëve të ketë qenë kundër miqësisë berishiano-amerikane. Për këtë ka urdhëruar ngritjen e një komisioni hetimor, që t’i kërkojë Bashës ku i çove paratë ruse që ke marrë me Edi Ramën dhe këtë zyrtarin e FBI, si shpërblim për nxjerrjen “non grata” të tij.

Me këtë rast shpëtoi dhe Xhorxh Sorosi. Dyshimet se miliarderi më i madh i botës kishte komplotuar kundër Berishës në Uashington ranë. E paskan bërë dy tropojanë, njëri ish- operativ në fund të viteve tetëdhjetë, e tjetri avokat, ish- hetues, me një të FBI që i ka përdorur Edi Rama.

Nëse Berisha nuk ka ndonjë fakt pse këtë e ka bërë Agron Neza, e “ndihmoj” unë, se e njoh mirë dhe e kam mik. Madje dhe vet fakti që unë kam respekt, është një provë e fortë.

Agroni u ofrua vullnetarisht për të siguruar Berishën dhe Azemin më 1991. Duke parë rreziqet që shoqëronin Azemin, sidomos pas vrasjes në tragetin e Tropojës të dikujt me pardesynë e tij, ai i dha Azemit pistoletën e punës ta kishte për siguri.

Berisha nuk e harroi këtë detaj. Sapo erdhi në pushtet më 1992 dhe filloi sherret me Azemin, urdhëroi prokurorinë të gjente pistoletën e Azemit dhe e shpalli Agronin në kërkim, se nuk kishte dorëzuar pistoletën.

Kështu, nga njeri që i kishte shpëtuar kokën më 1991, e detyroi të arratisej në SHBA dhe mezi e mbylli çështjen e mosdorëzimit të armës pas dhjet vitesh.

Tani ka shansin që këtë histori ta tregojë se si ky Agroni, është hakmarrë dhe ka lobuar në SHBA që Berisha të dalë “non grata”. Fund më groteskë për një burrë të pabesë nuk ka.

Dhe ja përmend emrin sikur nuk e njeh, edhe pse e ka pritur në zyrë disa herë më pas, duke i kërkuar ndjesë për atë që i ka bërë.

Tani Edi Rama me siguri është në hall të madh. Këta janë gati ta falin për çfarë ka bërë këtu, e si po qeveris, po nuk ja falin kurrë që paska pasur një mik që ka qenë zyrtar i lartë në FBI dhe që ai maskara paska “tradhtue” SHBA.

Duhet të bëjë diçka urgjente t’i qetësojë. Kur vjen puna tek dashuria për SHBA, Berisha është gati të djegë Shqipërinë. Mos e provokoni!

Mero Baze sorosin tradhtar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Gazi me Libinë, Italia nënshkruan marrëveshje miliarda dollarëshe

10:15 / January 29, 2023

Partitë politike shqiptare që kanë më shumë dosje lobimi në SHBA

09:01 / January 29, 2023

VIDEO/ “Made in Albania”, Rama e nis ditën me prodhuesit e ekselencës tradicionale

08:17 / January 29, 2023

Kryebashkiaku Malaj për Berishën: Më në fund e kuptoi që në Mat nuk vidhet më, sot punohet çdo ditë

21:45 / January 28, 2023
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

Posta Shqiptare
Tirana News
LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023

“Po hap një luftë që nuk e meritoj”! Pas debatit me Maestron, Valbona Mema gati të lërë lojën

10:39 / January 29, 2023

Hiqen 20 kamera “spiune” të grupeve kriminale në Fier dhe Lushnje, 5 persona janë nën hetim

09:55 / January 29, 2023

10 lëvizjet e Luizit që e bëjnë atë gjeni në lojën e “Big Brother Vip 2”

09:31 / January 29, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Java e 19 e Superligës, sfidë delikate për Kukësin

11:09 / January 29, 2023

Shiste drogë të fortë, arrestohet 30-vjeçari në zonën e “Unazës së Re”

10:58 / January 29, 2023

Aksidenti që i mori jetën 20-vjeçarit, banorët e Elbasanit në protestë: Një segment i rrezikshëm

10:46 / January 29, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.