Një anije luftarake në Gjirin e Vlorës është parë të nxjerrë tym dhe për këtë situatë ka ardhur një reagim nga Ministria e Mbrojtjes, e cila sqaron se bëhet fjalë për një stërvitje rutinë të anijeve të klasit “Iliria” të Forcës Detare shqiptare në Gjirin e Vlorës.

Episodi i shfaqur është pjesë e skenarit në rastet kur bie zjarr në bordin e një mjeti lundrues dhe anijet e Forcës sonë Detare angazhohen për të shuar flakët.

Rasti i fundit i angazhimit të anijeve të Forcës sonë Detare në një operacion për shuarjen e flakëve në një mjet lundrues në det të hapur ka ndodhur në muajin shkurt të këtij viti në tragetin e linjës Brindizi-Gumenicë.
