Një asteroid gjigand pritet të kalojë afër tokës dhe mund të shihet me ndihmën e një teleskopi të vogël në datën 25 tetor.
Asteroidi do të jetë në distancë 6.2 milion kilometra nga toka, rreth 16 herë sa distanca Tokë-Hënë. I Quajtur 1998 HL1 asteroidi me diametër nga 440 dhe 990 metra, cilësohet si një asteroid potencialisht i rrezikshëm, thotë astrofizikanti Gianluca Masi, përgjegjës i Virtual Telescope.
“Kalimi i tij është i parashikuar në një distancë të afërt, por nuk paraqet rrezikshëmëri’, ka thënë Masi. “Virtual Telescope” ka fotografuar trupin qiellor dy herë, në 19 dhe 21 tetor, teksa po i afrohet planetit tonë.